Mbyti gruan në gjumë në Vlorë/ Krimet e Rënda lënë në burg 57-vjeçarin Teodor Lera, autori: Më morën jetën, po lëre (VIDEO)

VLORE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 57-vjeçarin Todor Lera i cili dy ditë më parë mbyti gruan në gjumë në Vlorë. Gjatë kohës që po transportohej nga Gjykata e Vlorës për te Krimet e Rënda në Tiranë, autori ka folur për herë të parë duke thënë: “më morën jetën, po lëre”. Fjalë të cilat 57-vjeçari i ka përsëritur dy herë gjatë kohës që po ikte drejt makinës së policisë në gjendje të rënduar psikologjike. 

57-vjeçari dy ditë më parë mbyti bashkëshorten e tij Etleva Lera 47-vjeçe, ndërsa tentoi të vetëvritej duke prerë damarët. Për këtë arsye prej dy ditësh 57-vjeçari qëndronte i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës. Këtë të premte Gjykata e Vlorës i përcolli dosjen Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe do jetë kjo gjykatë që do gjykojë burrin vrasës. 

Autori i vrasjes Teodor Lera duke dalë nga Spitali i Vlorës

Vrasja e Etleva Lerës ishte e paralajmëruar pasi konfliktet në familjen Lera kanë qenë të vazhdueshme. Teodor Lera ishte dënuar edhe në vitin 2017 me 8 muaj periudhë prove pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe vajzën e tij. Edhe gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Lera ka deklaruar se grindej shpesh me gruan derisa dy ditë më parë, duke shfrytëzuar momentin kur bashkëshortja ndodhej në gjumë ai e ka mbytur. Në gjendje të rënduar psikologjike, autori ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët e duarve, por mundi të shpëtojë pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 08/02/2019 14:15

    E c'mund te bente me shum se kaq ,mos duhet te mbiste gjith grate e gjitonise .Ka hyr ne te drejten e zotit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë