Vetëm pak ditë më parë, në Prishtinë, Rona ka zgjedhur një vend, të njohur nga prishtinasit si "kurrizi", për paralajmërimin e albumit të parë si pjesë e asaj që përfaqëson identitetin e Prishtinës, sepse është simbol i viteve '90.
Koncerti "Me motivet tona" në Prishtinë, i cili solli tingujt Jazz me motive të trevave të ndryshme shqiptare, u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsimin dhe Kulturën, të Komunës së Prishtinës.
Projekti "Me motivet tona" i këngëtares Rona Nishliu është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.
"Me motivet tona" do të prezantojë këngëtaren Rona Nishliu dhe band-in e saj më 1 Maj, në një koncert të tingujve jazz dhe tingujve të folkut shqiptare në lulishten e Kryeministrisë në Tiranë.
