‘Me Napolin ishim në proçedurat e fundit’, agjenti i Pepe: Ja pse zgjodhëm kalimin te Arsenal

‘Me Napolin ishim në proçedurat e fundit’, agjenti i Pepe: Ja pse zgjodhëm kalimin te Arsenal

Pas James Rodriguez Napoli i Carlo Anchelotti-t ka dështuar për një tjetër transferim të bujshëm, veçse këtë herë ka qenë realisht shumë afër. Bëhet fjalë për futbollistin e Lille, Nicholas Pepe, që në momentet e fundit ka zgjedhur të kalojë në ‘Premier League’ te Arsenal.

Ka qenë vetë agjenti i futbollistit që në një intervistë ka zbuluar se me Napolin ka qenë gjithçka e mbyllur, por oferta e Arsenal në momentet e fundit ka qenë e parezitueshme.

“Pasi kishim refuzuar disa klube, Pepe duhet të zgjidhte midis Napolit dhe Arsenalit. Nuk dua t’iu gënjej por marrëveshja me Napolin u arrit dhe ishim në proçedurat e fundit. Në atë kohë erdhi një ofertë nga Arsenali, e cila ishte bindëse për lojtarin, si në aspektin financiar ashtu edhe ne aspektin sportiv.”

Për lojtarin Arsenal ka shpenzuar shifrën e frikshme të 80 mln eurove.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Basha: Rikthimi në ‘Kushtetuese’ falimentim politik! Kuvendi i tha ‘jo’ gjykatës, shkak që presidenti të shpërndaj parlamentin

Mandati i Xhaçkës, Basha: Rikthimi në ‘Kushtetuese’ falimentim politik! Kuvendi i tha ‘jo’ gjykatës, shkak që presidenti të shpërndaj parlamentin