‘Më ndihmoni’, shqiptarja sulmohet brutalisht me thikë nga ish-burri në Angli pasi la fëmijët në shkollë

‘Më ndihmoni’, shqiptarja sulmohet brutalisht me thikë nga ish-burri në Angli pasi la fëmijët në shkollë

Policët në vendin e ngjarjes

 Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Luton të Anglisë, ku një grua shqiptare është sulmuar brutalisht me thikë nga ish- bashkëshorti i saj. Sipas Daily Mail, shqiptarja sapo kishte lënë fëmijët e saj në shkollë rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, kur u sulmua nga ish-burri në mes të rrugës.

Ai e kapi prej fyti dhe i vendosi dorën në gojë që ajo të mos bërtiste. Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ndërsa ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa burri u arrestua më pas nga policia. Qytetarët që ndodheshin aty tregojnë se si ndodhi ngjarja.

“Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj duke e bërë atë të rrëzohej në tokë”, tha një vendas.

Ata thanë se viktima kishte pasur probleme me një ish-bashkëshortin.

“E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste "më ndihmo, më ndihmo". Ajo gjithashtu bërtiste “Po më humb gjak”. Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Gruaja ka pasur probleme me  ish-bashkëshortin, ai u bë i dhunshëm dhe agresiv”, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet