KORÇE - Desmir Seferi prej 11 vitesh është me dializë pasi veshkat nuk e kryejnë funksionin e filtrimit të gjakut. 33-vjeçari jeton në kushte të mjerueshme me vëllanë e kunatën në fshatin Podgorie të Maliqit. Shtëpia është krejtësisht e rrënuar dhe rrezikon t’i zërë brenda. Trajtohet me një pension invaliditeti prej 20 mijë lek në muaj, shumë e pamjaftueshme për ushqime e ilaçe.
“Me borxhe jetoj! Me borxh shkoj me furgon për të bërë dializën, me borxh e marr bukën. Pronari i furrës më ka thënë s’të jap më, nëse nuk paguan shumën që më detyrohesh”, tha ai.
Për shkak të vështirësisë financiare, 33-vjecari ka ulur numrin e terapive. Ai nuk ka para për të udhëtuar tre herë në javë drejt Korçës për të kryer dializën. Shteti i jep 4 mijë lek në muaj për transportin, shumë kjo që nuk mjafton as për biletën e furgonit.
“Duhet të shkoj tre here në javë në Korçë për të bërë dializën. Kushton 4 mijë lek bileta për një rrugë. Unë nuk kam para dhe nuk shkoj në të gjitha seancat. Kam qarë atje (tek qendra e dialzës) më kanë thënë shko në bashki. Edhe në bashki kam shkuar por s’më kanë ndihmuar”, u shpreh me tej.
Faktin që Desmiri nuk është paraqitur për të bërë dializën tre herë në javë e ka pranuar dhe administratorja e Qendrës së Dializës, Fiodora Fili, e cila tha se kompania koncesionare nuk e ka të përfshirë në kontratë transportin e pacientëve.
Dializa është jetike për Desmirin, i cili rrezikon jetën nëse nuk kryen tre herë në javë filtrimin e gjakut përmes aparaturës. Ai kërkon ndihmë nga bashkia e Maliqit por dhe donatorët privatë për t’i mundësuar transportin.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 5134
Lajme të tjera
-
Digjen tre banesa në Maliq! Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një ngrohëse në një prej shtëpive! Kryebashkiaku: Do marrim masa për strehimin e banorëve
29 Nëntor, 09:25
-
GJKKO e shpalli të pafajshëm, SPAK ankimon vendimin, kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri
28 Nëntor, 16:39
-
Ersekë/ Rrezikojnë jetën duke kaluar lumin me makinë! Fshati Prodan 30 vite pa urë, banorët apel bashkisë
28 Nëntor, 11:08
-
Përfshihet nga flakët një godinë në Ersekë, shpëtojnë dy të moshuarit
27 Nëntor, 17:29
-
Djemtë e Sazeve të Korçës në Tiranë për traditën: Muzika popullore, amanet nga të parët!
27 Nëntor, 17:10
-
Gjirokastra dhe Korça, mes rajoneve me rënien më të madhe të shtesës natyrore të popullsisë në Europë
27 Nëntor, 15:13
-
Muzhaqi në Korçë: Panair trajnimi dhe punësimi në çdo qark, mundësi për të rinjtë
27 Nëntor, 14:38
-
Shuhet në moshën 71 vjeçare, tenori dhe solisti i këngës 'Dua më shumë Shqipërinë'
26 Nëntor, 17:59
-
'Peizazh mahnitës i rrugës Leskovik-Ersekë', Rama: Ky vit solli shumë turistë, më tepër akoma tjetri (Video)
26 Nëntor, 17:43
-
'Po vij nga mali i Gramozit', emigranti nga Kolonja humb kontaktet me familjarët në kthim nga Greqia, nisin kërkimet nga të dyja anët e kufirit
26 Nëntor, 16:49
-
Reshje dëbore e ngrica! Bllokohet një orë në mbrëmje bypassi në rrugën e Arbrit! Lëvizja e mjeteve me zinxhirë! Fshatra pa energji në disa qarqe
26 Nëntor, 08:48
-
Gazetari i Report Tv raporton mes reshjeve të dëborës në Qafë Thanë: Vështirësi në qarkullim
25 Nëntor, 18:07
qeveri reago... Jo vetem per VIPat qe jane bere me lopate... turp I madh, pale hiqeni si besimtare e luteni per tjetrin!! levizni
PërgjigjuBabai im i ndjere perfundoi me dialize 3 here ne jave per shkak te diabetit 2,por ishte i moshuar dhe jetonte jashte.Inshurenca,qe e kishte shume te mire,i mbulonte dhe dializen dhe transportin,ne fillim me taxi,me vone me ambulance,vinin e merrnin dhe e sillnin ne shtepi.Ky zoteri ka fatkeqesine qe jo vetem eshte i semure e i varfer,por dhe qe jeton ne Shqiperi,e cila eshte vendi me i keq te ndodhesh,ne rast se fati i keq te jep semundje e vecanerisht kronike te rende dhe ky zoteri nuk eshte i moshuar,por i ri,ka gjithe jeten perpara.Nuk e di nese behen ne Shqiperi,por ky duhet t'a shkruaje emrin ne liste per transplant veshkash nese behen.
Përgjigju