Me ndriçim led, ashensorë dhe ekran 100 m²/ Arena Kombëtare si asnjë stadium tjetër në Shqipëri (VIDEO)

“Arena Kombëtare do të inaugurohet në muajin nëntor në ndeshjen me Francën.” Kjo është deklarata e Arben Dervishajt, anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, i cili gjithashtu mban edhe postin e shefit të infrastrukturës në federatë.

Pas lajmit se stadiumi nuk do të ishte gati për muajin shtator kur të luhet edhe ndeshja me Islandën, ‘Report TV’ ishte në ambientet e brendshme të stadiumit ku pa nga afër ecurinë e punimeve dhe risitë që do të ketë impanti në qendër të kryeqytetit.

Dervishaj mbi të tjera foli edhe për çështjen e emrit, që prej disa ditësh është njoftuar nga federata se do të jetë në shitje. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv u shpreh se stadium ka nevojë për mirëmbajtje dhe kjo është një praktikë e cila ndiqet në të gjithë botën. Gjithashtu Dervishaj zbuloi edhe të interesuarit e parë të cilët kanë interes për vendosjen e emrit. Sipas tij janë ofruar kompani të mëdha në fushën bankare, në fushën e sigurimit dhe të naftës.

Përsa i përket risive të stadiumit, sipas Dervishajt, ato fillojnë që në ambientet jashtë. Në pjesën ballore e cila do të shndërrohet në një shesh nuk do të ketë asnjë makinë të parkur, por ajo do të jetë e gjitha në dispozicion të tifozëve. Për hyrjen në stadium do të jetë gjithçka specifike, veçmas do të jetë për futbollistët, veçmas për tifozët vip dhe veçmas për gazetarët. Brenda stadiumit do të ketë edhe ashensorë, të cilët të dërgojnë direkt në tribunën vip.

Si asnjë stadium tjetër në Shqipëri Arena Kombëtare do të jetë i modelit britanik, pa pistë në krahë. Ndriçimi do të jetë ‘led’ dhe jo me shtyllat gjigande që jemi mësuar të shohim deri më tani. Kjo bën të mundur edhe zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare pasi si rrjedhojë ndriçimi do të jetë dy herë më i fortë. Gjithashtu në ‘Arenën Kombëtare’ nuk do të shohim në fushë ambulancën dhe zjarrëfiksen pasi ata që do qëndrojnë brenda stadiumit për të ndërhyrë në çdo moment të nevojshëm.

Për t’u evidentuar edhe ekrani në mesin e tribunës ‘vip’, i cili do të tregojë rezultatin por jo vetëm. Ai do të ketë një madhësi 100 m katrorë dhe do të jetë lehtësisht i dukshëm nga çdo cep i tribunave. Përsa i përket kapacitetin ende nuk ka një numër ekzakt, por sipas Dervishajn në Arenën Kombëtare mund të jetë të pranishëm rreth 22 mijë tifozë.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 08/09/2019 14:17

    Kur tja kete lene babai stadiumin Armando Dukes le tja vere Stadiumi e ka emrin. STADIUMI KOMBETAR "QEMAL STAFA" Pse nuk krijohet shoqata per mbrojtjen è emrit te stadiumit?

    Përgjigju
  • Iliri: 22/08/2019 10:10

    Po ne aq Shume leke nuk kemi.nuk eshte e gabuar me e dhone emrin me qera.stadiumi i mynihut quhet Allianz arena ,i Dortmundit quhet Signal iduna park i Hamburgut quhet aol arena.nuk eshte se e kemi shpik ne

    Përgjigju
  • Qorri: 21/08/2019 23:36

    Ky eshte stdium per lojra me dorre 22000 vene me gjith ato te hostelit nkarah... se futboolli se besoj....

    Përgjigju
  • Rrofte Qemal Stafa!: 21/08/2019 16:36

    Ore halldupe, po pse te mos ngelet i njejti emer qe ka qene, i te madhit Qemal Stafa. Komunisti i Pare i Vertete i shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!