Kush e mendonte Tiranën si dje?

Kush e mendonte Tiranën si dje?

Stadiumi kombetar

Disa do të duan të ndalen në aspekte problematike, por Tirana dje ishte një dritë nga ajo që do të duam ta shohim përherë. Duke ndjekur çdo gjë që ndodhi nga televizionet italiane, komentet e mrekullueshme të gazetarëve, të teknikëve të sportit, të yjeve si Murinjo për Shqipërinë, do të ishim zemërzinj nëse nuk do të gëzonim, jo për Edi Ramën që me kokëfortësi labi bëri atë stadium të bukur, jo për Armando Dukën, që me siguri ka thurur marrëdhënie të vlefshme me kupolën e sportit europian, jo për Erjon Velinë e për policinë që menaxhuan atë fluks të madh tifozësh, por për Shqipërinë. A është ky patriotizmi i vërtetë? Të të bëhet zemra mal kur vendi yt kalon një ditë të mirë? Të ndjehesh mirë dhe të gëzosh kur të gjithë flasin mirë për vendin tënd? Kur pamjet dhe kronikat nuk janë si ato të përhershmet të problemeve, por të një gëzimi dhe drite? 

Që në përurimin e Arenës Kombëtare, kush nga ne e kishte parë atë stadium të mbushur aq plot, me aq ngjyra dhe aq dritë? Kush i kishte parë rrugët e kryeqytetit me aq njerëz që festonin, ëndërronin, shpresonin, dashuronin skuadrën e zemrës? “E ndjek Romën që kur isha 12 vjeç”, - do të shprehej në mikrofonin e Report TV një italian me flokë të bardhë. Ishte ulur në shkallët e Amfiteatrit te Liqeni dhe priste si një fëmijë i lumtur, me sytë që i shkëlqenin, ndeshjen e mbrëmjes. Tifozët italianë kanë qenë me fat, ngjarje të këqija dhe trazira nuk kanë mundur t’ua ndërprejnë pasionin dhe dedikimin për sportin e bukur dhe gjithëpërfshirës të futbollit.

Tirana dje u mbush me dashuri nga ajo e tifozerisë më pasionante europiane dhe ne e pritëm shumë mirë, me po aq dashuri. Sigurisht, patën dhe nga ata që u bezdisën, që nuk duruan, që si “vjehrra e nuse qaramane” nuk shihnin asgjë nga kjo dritë, por kjo ka pak rëndësi. Kur dielli është në kulmin e tij, hijet bëhen shumë, shumë të shkurtra. Kështu ishin dhe hijet dje, në finalen e Conference League për Shqipërinë ku Roma fitoi 1-0 ndaj holandezes Feyenoord. Pas kësaj kemi vetëm një dëshirë: që ditët e mbrëmjet si dje t’i bëjmë 100, 1000!

a.m.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat