Me nofkën 'xhaxhai', kush është dibrani që ishte caktuar si ambasadori i “Ndraghetës” në Shqipëri dhe Ballkan (FOTO)

Me nofkën 'xhaxhai', kush është dibrani që ishte caktuar si ambasadori i “Ndraghetës” në Shqipëri dhe Ballkan (FOTO)

1595588903_bujarsejdinaj.jpg

Ky që shihni në këtë foto është Bujar Sejdinaj ose “Xhaxhai”, i konsideruar si personi i kontaktit i grupit mafioz Italian “Ndragheta” në Shqipëri.

61-vjeçari, sipas gazetarit Elton Qyno, është nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por banues në Tiranë dhe është kapur dje nga policia e Shtetit, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Italisë dhe mandej në vendet e gadishullit Ballkanik, përfshirë dhe Shqipërinë.

Sipas policisë shqiptare Bujar Sejdinaj, i cili ishte “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me një shtetas tjetër Shqiptar nga Elbasani, i quajtur Ardian Çekini, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi Italiane, që besohet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Në kuadër të dokumentimit të këtij rasti të blerjes së 20 kg kokainë në Spanjë, ditën e djeshme policia arrestoi për qëllime ekstradimi në Itali, dibranin Bujar Sejdinaj.

Ndërkohë më parë në 26 maj 2020 në qytetin e Elbasanit policia arrestoi, Ardian Çekinin, i cili për këtë rast ishte shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë Italiane. Të dy këta persona janë arrestuar me urdhër të autoriteteve italiane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.

“…Bujar Sejdinaj i quajtur "Xhaxhai", përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze "Belloço". Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit…”-thuhet në komunikatën e policisë Shqiptare.


Lajmi kryesor:

Arrestohet 'xhaxhai' nga Dibra, përfaqësuesi shqiptar i 'Ndrahgeta-s' për Ballkanin! Operacioni i nisur në 2007 solli sekuestrimin e 400 kg kokainë


Ne.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e autoriteteve për ngjarjen

U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e autoriteteve për ngjarjen