VIDEO/ 'Më ofruan shuma marramendëse parash', blofi i Berishës, si i lutej Rusisë për Gazprom, në 2006 dërgoi Ministrin e Jashtëm në Moskë për të arritur një marrëveshje

Sali Berisha, dy ditë më parë, tha me jo pak krenari se në kohën kur ka qenë kryeministër kishte refuzuar ofertën e kompanisë së gazit rus Gazprom duke pranuar që TAP të kalonte në Shqipëri.

Sipas Berishës, Gazprom i kishte tentuar ta korruptonte, duke i ofruar shuma përrallore parash që të mos e lejonte që TAP të kalonte në territorin e Shqipërisë dhe se falë këmbënguljes së tij kishte insistuar një linjë gazi e cila eliminonte Rusinë. Por pavarësisht deklaratave të Berishës, duket se e vërteta është shumë ndryshe.

Një kronikë lajmesh në vitin 2006 tregon qartësisht përpjekjet e Berishës që gjiganti rus i gazit Gazprom të investonte në vendin tonë. Në atë kohë Berisha dërgoi në Moskë Ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafai, ku zhvilloi një takim me drejtorin ekzekutiv të Gazprom, Aleksandër Miler për të arritur një marrëveshje.

Ndërkohë në kronikë dëgjohet Mustafai, teksa thotë: "Qeveria shqiptare paraardhëse ka bërë trataiva që në 2004, por Gazprom nuk ka shfaqur interes. Unë nga takimi me zotin Miler dola me pohimin se Gazprom interesohet për Shqipërinë, do vijë shpejt me një mision eksplorues për të parë, por vendimi për t'u shtrirë drejt Shqipërisë është gati në të dy aspektet qoftë në prurjen e terminalit për t'u përdorur në Shqipëri gazi, po ashtu edhe evantualitetit e nëj tranzitimi drejt Italisë të një sasie të jashtëzakonshme që është në interesin e ekonomisë shqiptare".

Deklaratën se Gazprom kishte tentuar ta korruptonte me shuma marramendëse Berisha e bëri dy ditë më parë në Kuvend, ndërsa zbuluar ai u nxor sot edhe nga ish-drejtori i Albpetrol, Pajtim Sula i cili tha se aferat e Berishës me rusët kanë ekzistuar dhe përfaqësuesit e Gazprom i ka pritur ai në zyrë me porosi të ish-kryeministrit. Në Facebook ai shkroi se më pas pazari dështoi se përfaqësuesit e Gazprom dhanë ofertë qesharake, ndërkohë që  ishin në dijeni se amerikanët po e monitoronin fuqishëm ish-kryeministrin.

Vetë ambasada Ruse e ka trajtuar me ironin deklaratën e Sali Berishës se nuk ka pranuar të marrë ryshfet nga kompania e gazit rus. Ambasada tha se është e habitur nga kjo deklaratë ndërsa thumboi Berishën duke i thënë se shuma e kërkuar nga ai duhet të ishte përrallore që nuk ka mundur dot as Gazpromi që ta mbulojë, një nga kompanitë më të mëdha ruse të gazit.

Pas kësaj deklarate reagoi sërish Berisha, duke publikuar mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, që i kërkonte të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, ata i ofruan: "Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër. Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit".

Por pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Berishës, tashmë e vërteta doli sheshit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 20/03/2022 09:46

    finalja eshte qe berisha nuk ja u lejoi rusve te gazprom realizimi e projektit te cilet e transferuan ate drejt atij qe ne e njohim sot si ballkani i hapur, dhe nderkohe ishte rama qe sla llaf pa thene per naton dhe levizjen pa viza. sot berisha eshte non grata nga shba dhe ne polemike me ambasaden ruse si l dhe filoruset dhe armiqte e demokracise ketu ne shqiperi. nga anta tjeter rama leviz i lire dhe ne mbledhjet me dyer te mbylluara te natos (nates sic i thoshte ai).

    Përgjigju
  • mar: 20/03/2022 09:01

    e gjith europa esht e sponsorizuar nga gazprom, shqiperia jo se ne si gjithmone jemi me budallenjt e botes.

    Përgjigju
  • Riku: 19/03/2022 17:41

    Rruga Kombit... Liberalizimi dhe TAP plas ose jo shqiptarja jane te Sales... tani vras mendjen cfare ka tjeter shqiperia qe ti faturohet Rames... a po traun e kastratit te rruga e sales

    Përgjigju
  • moderni: 19/03/2022 17:37

    ky bq ben lojen e rusve e serbve se esht i kap me koh nga ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja