Gjeli i detit, simboli i tryezës festive po mbarështohet gjithnjë e më pak në Zadrimë të Lezhës, një nga zonat me traditë për rritjen e shpendëve. Shkak sipas fermerëve është rritja e kostove për mbarështimin e tyre dhe largimi i të rinjve.
“Ka filluar të pakësohet numri i gjelave të detit, tani ka pak interes sepse nuk shitet. Vjet na mbeten pa shitur”, tha një fermer. Kemi harxhuar shumë misër, ka 7 muaj që I mbaj me misër dhe në fund kur i shes s’kam leevrdi”, thanë fermerët.
Në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, gjelat janë nxjerrë në shitje në anë të Lezhë-Shkoder, ku siç numri i tyre është i paket.
Fuqia blerëse ka rënë thonë fermerët edhe pse çmimit mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, me 10 mijë lek për kg.
“Tani po e shesim (peshë e gjallë) me 10 mijë lek (të vjetra) për kilogram. Përpos ushqimit duhen dhe ilaçe sepse preken nga sëmundje. Ka shumë shpenzime dhe nuk na del leverdia”.
Një dekadë më parë në Zadrimë të Lezhës janë rritur deri në 50 mijë gjela detit në vit, por ky numër është reduktuar gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit dhe aktualisht nuk mbarështohen më shumë se 10 deri deri në 12 mijë shpendë në vit.