Me pak kosto gjithmonë në modë,
ja se si të behemi fashioniste

Me pak kosto gjithmonë në modë,<br />ja se si të behemi fashioniste
Disa vajza të njohura ose jo, të apasionuara pas modës kanë preferuar të jenë aktive në jetën publike në një tjetër formë. Përvec rrjeteve sociale, gjithmonë në rritje, ato kanë sjellë edhe në Shqipëri blogjet personale. 

Edhe pse nuk janë stiliste mode e për më tepër nuk kanë marrë asnjë leksion si të krijojnë veshje tek to gjen pasionin e krijimit dhe kombinimit të veçantë të veshjeve. E ku gjen pasionin për të qenë fashioniste gjen dhe një dhunti të veçantë.

anxhelina kotorri

Anxhelina Kotorri, 21 vjeçarja e cila studion për drejtësi ka zgjedhur që pasionin, një pamje të kuruar e plot shije, ta ndajë edhe me ndjekësit e blogut të saj, të cilët marrin një dozë frymëzimi për stilin e veshjes së ditës, përpara daljes nga shtëpia.

Anxhelina na rrëfen se shumë shpesh disa orë të ditës, ajo i ndan dhe me vajzat që i drejtohen në blogun personal fashion angelinaslbook.blogspot.com.
Përmes shkrimesh, fotosh dhe opinionesh shpesh Anxhelina i sugjeron vajzat që të blejnë veshje të lira dhe me detajet si bizhutë mund të bëhen veshje të lakmuara nga të gjithë. 

“Mjafton të krijosh një stil dhe përshtatëshmëri me ambientin dhe kohën dhe ti je një fashioniste”, shprehet Anxhelina. Tek Anxhelina qëndron drejtë shprehja “Më mirë të dish sesa të kesh”. 
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

anxhelina kotorri

anxhelina kotorri

anxhelina kotorri

anxhelina
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi