Ishte konceptuar një bibliotekë brenda një oazi të gjelbër, por pamja që të ofron 1 vit pas çeljes, “Tirana Moons” nuk i përngjan më hapësirës miqësore për mjedisin, sikurse ishte ideja fillestare e instalacionit të vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.
Të gjitha bimët rreth e rrotull janë të thara. Në sy, bie edhe mungesa e kujdesit, ku qartë kuptohet se prej kohësh bimët as nuk janë ujitur.
Vepra arkitekturore ‘Tirana Moons’, e arkitektit të njohur austriak Chris Precht u çel në tetor të vitit të kaluar si bibliotekë urbane e hapur dhe format e ndriçimi i saj i ngjajnë Hënës.
Ky instalacion lëvizës i ndërtuar me dru, sipër ka hënat në formë sferike të mbuluara me tendë, ndërsa ishte konceptuar si një hapësirë miqësore për mjedisin, por edhe për njerëzit, sidomos studentët, për të lexuar jo vetëm koleksionin e veprave që ndodhen në të, por edhe librat që merren me vete nga qytetarët.
Kjo hapësirë inovative e krijuar me synimin për të promovuar leximin si një aktivitet i rëndësishëm për shoqërinë ka kushtuar rreth 38 milionë lekë.
-
NUK RRITEN PEMET NE VAZO..PEMA DO TOKE QE TE LESHOJE RRENJET....NE VAZO MUND TE MBJELLESH NJE LULE...AJO NUK KA RRENJE TE THELLA....EDHE KY DUKET SI NJE TENDER PER TE. VJEDHUR CA PARA....
Përgjigju -
BENI SHATERVAN ATY..SIC KA QENE PARA 1990...
Përgjigju










Komente
Komento