Moderatori i njohur i ‘Ëake up’,  Isli Islami  ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik You&me. I pyetur se kë ka nga personazhet e njohura do të dëshironte të puthte ai është përgjigjur që do donte shumë të puthte moderatoren e njohur Nevina Shtyllën.

 ‘Më pëlqen shumë. Më duket një nga vajzat më të ëmbla në portret dhe më kanë thënë që siç duket ashtu është edhe si tip’- është shprehur moderatori.

Megjithëse Nevina është në një marrëdhënie prej dy vitesh, kjo gjë nuk e ka penguar moderatorin të bëjë një deklaratë të tillë.

(Nevina Shtylla, moderatore)