Mes më shumë se 180 mijë imazheve të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, janë tre fotografi që kanë tërhequr më shumë vëmendjen. Ato tregojnë princin Andrew Mountbatten Windsor të gjunjëzuar mbi një grua me fytyrë të mbuluar, të shtrirë në dysheme, në një skenë që duket se është realizuar në rezidencën e Jeffrey Epstein në Nju Jork. Koha e saktë e realizimit mbetet e paqartë.
Imazhet shtohen mbi një seri dokumentesh që rëndojnë ish-princin britanik, i përjashtuar nga familja mbretërore me vendim të mbretit Charles për shkak të lidhjeve me financierin. Nga arkivat dalin emaile të vitit 2010, pas dënimit të parë të Epstein, ku Princi Andrew e fton mikun e tij në rezidencën mbretërore. “Do të mund të darkonim në Buckingham Palace dhe të gëzonim privatësi të plotë,” i shkruan ai. Më pas, Andrew i dërgon një tjetër mesazh: “Jam i lumtur që erdhe.”
Edhe Sarah Ferguson shfaqet shumë e afërt me Epsteinin. Në emaile e quan “një mik të jashtëzakonshëm, një legjendë”, ndërsa në një tjetër e falënderon që ka qenë “vëllai që gjithmonë kam dëshiruar”. Dokumentet tregojnë edhe kërkesa të përsëritura për ndihmë financiare. “Kam nevojë për 20 mijë dollarë. Ke ndonjë ide?” i shkruan ajo. Epstein pretendon se e ka ndihmuar për 15 vite rresht.
Në të ashtuquajturën Libraria Epstein dalin dhjetëra emaile të tjera të sikletshme. President Donald Trump, sipas Neë York Times, përmendet në të paktën 4.500 dokumente. Një prej tyre përfshin akuza të rënda me natyrë seksuale të mbledhura ndër vite nga FBI, të cilat mbeten burime të paverifikueshme dhe akuza të paprovuara.
Dokumentet përmendin edhe mesazhe mes Ghislaine Maxëell dhe një adrese emaili të lidhur me Bill Clinton. “Më pëlqen shumë ,” i shkruan Maxëell, duke i thurur lavde intime.
Richard Branson fton Epsteinin në një takim, por vetëm “nëse sjell haremin tënd”. Sergey Brin bisedon me Maxëell dhe pranon se ka vizituar ishullin e Epsteinit. Brett Ratner shfaqet në fotografi në një divan me një vajzë të re, ndërsa pranë tij Epstein mban në krahë një tjetër. Steve Tisch i shkruan Epsteinit për “një vajzë shumë të ëmbël që pashë në shtëpinë tënde”. Përgjigjja e financierit është e ftohtë: “Është ruse, shumë argëtuese.”
Tisch ka mohuar se ka pranuar ndonjëherë ftesa nga Epstein. Edhe Elon Musk ka mohuar çdo gjë. Pavarësisht publikimit të dhjetëra mesazheve ku kërkon të vizitojë ishullin e Epstein-it, Musk shkroi: “Kam refuzuar ftesa të përsëritura prej tij. Por jam i vetëdijshëm se këto emaile mund të përdoren për të njollosur emrin tim.”
Ndërsa shumë emra të famshëm përmenden, qindra të tjerë mbeten të errësuar nga censura e Departamentit të Drejtësisë. Ajo që nuk është censuruar janë identitetet e disa vajzave, viktima të rrjetit të shfrytëzimit seksual të Epstein dhe Maxëell.
Përmes avokatëve, viktimat reagojnë ashpër: “Na e shesin si transparencë, por në realitet na ekspozojnë. Edhe një herë, emrat tanë bëhen publikë, ndërsa burrat që kanë abuzuar mbeten të fshehur.”
Edhe Keir Starmer ndërhyri dje: “Kushdo që ka informacion duhet të jetë i gatshëm ta ndajë. Viktimat duhet të jenë përparësia.” Deklarata shihet si referencë e drejtpërdrejtë ndaj princit Andrea, të cilit Kongresi amerikan i kërkoi vitin e kaluar të dëshmonte për marrëdhëniet me Epstein./CorrieredellaSera
Komente










