Një grua e fiksuar pas reperit të njohur ndërkombëtar e ka akuzuar atë për përdhunim dhe shprehet se pret edhe një fëmijë nga Drake. Mirëpi ylli i hitit “In My Feelings” e ka paditur Layla Lace duke listuar një sërë akuzash ndaj saj, si mashtrim, shpifje dhe prishje të gjendjes emocionale.
31-vjeçari u shpreh në Gjykatë se u takua për herë të parë me Lace në shkurt të vitit 2017 në Manchester, gjatë turit të tij “Boy Meets World Tour” në Angli. Drake pranoi se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale pas koncertit dhe nënvizoi se Layla ishte shumë e lumtur për këtë fakt, por asgjë më tepër.
Reperi Aubrey Drake Graham, tregoi se Leyla kërkonte të nisej në tur me të dhe u tërbua kur reperi e dërgoi në shtëpi. Ai tregon më tej se Lyela e kishte kërcënuar në mesazhe dhe më pas e kishte bërë të ditur se është i ati i fëmijës së saj. Mirëpo kjo gjë është konsideruar krejtësisht e pabesueshme nga gjykata pasi gruaja refuzon kategorikisht të bëjë testin e atësisë, madje deri tashmë besohet se nuk ka asnjë fëmijë.