‘Më përdhunoi edhe shpirtin, jo vetëm trupin’/ Prifti në Greqi abuzoi 7 herë me shqiptaren brenda në kishë! Filmi që i dha forcë të miturës për të treguar

‘Më përdhunoi edhe shpirtin, jo vetëm trupin’/ Prifti në Greqi abuzoi 7 herë me shqiptaren brenda në kishë! Filmi që i dha forcë të miturës për të treguar

Prifti 37-vjeçar në Greqi

Zbardhet historia e përdhunimit të së miturës shqiptare brenda një kishe në Greqi nga një prift 37-vjeçar, i cili tashmë ndodhet pas hekurave. Sipas raportimeve, denoncimi në polici është bërë nga prindërit e kësaj të fundit. Historia e përdhunimit nisi dy vite më parë pas një rrëfimi.

"Ai njeri më përdhunoi jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Qaja çdo ditë nga frika, nuk dija çfarë të bëja."- mësohet të ketë thënë e mitura.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dy vite më parë, pra në vitin 2019 kur e mitura ishte vetëm 15 vjeçe ndërsa ajo i kishte treguar vetëm prindërve për ngjarjen. Sipas raportimeve, prifti e përdhunoi shtatë herë vajzën shqiptare dhe e kërcënonte vazhdimisht se nëse do të fliste, do t'i tregonte familjes së saj për disa foto nudo që i kishte kërkuar dhe e mitura ja kishte dërguar.

Si nisi e gjitha?
Ishte muaji nëntor i vitit 2019. Tezja e vajzës shqiptare këmbënguli që e mitura të shkonte në kishë, pasi prifti ishte njeri i afërt dhe kishin hyrje-dalje të shpeshta me këtë familje.  

15-vjeçarja u rrëfye tek ky prift dhe ky i fundit i kërkoi foto nudo, ndërsa më pas nën shantazh e përdhunoi në kishë. Por jo vetëm kaq, teksa përdhunimet vazhdonin, prifti i dërgonte të miturës shpeshherë materiale pornografike.

Shqiptarja pranoi sjelljen abuzive të priftit deri në fillim të vitit 2020 ndërsa u mbyll në vetvete. Por diçka e papritur ndodh dhe vajza merr forcë nga një film që kishte parë me abuzimin e fëmijëve dhe vendosi të flasë.

Te filmi ajo “pa” veten dhe martirizimin që po përjetonte nga prifti, për rrjedhojë u përshkroi prindërve me detaje atë që kishte kaluar. 17-vjeçarja ka rrëfyer “ferrin” që jetonte në duart e priftit. Vajza mes lotësh tregon se prifti e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse do të fliste.

“Mendova se isha vetëm në këtë situatë dhe se asgjë nuk do të ndryshonte. Por kur fola me shoqen time të ngushtë, kuptova se pranë vetes kisha edhe njerëz që mund të më ndihmonin.”-ka thënë ajo.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi, por deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
E lyer me 'gjak', sulmohet kisha ku prifti grek abuzoi 7 herë me të miturën shqiptare (FOTO)

1642878444_Sulminekishe21.jpg

Dyert e kishës ku shërbente prifti 37-vjeçar grek i cili përdhunoi një të mitur shqiptare, është sulmuar nga disa qytetarë. Siç shihet në pamjet e publiikuara në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë e kuqe dhe janë shkruar disa parrulla kundër dhunës ndaj grave. Më herët, një sulm i ngjashëm u shënua në statujën e heroit të revolucionit grek Kolokotroni.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 23/01/2022 12:40

    Kjo ashtet feja si PPSH e zduku. Rreziku i kesaj vajzes shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë