Me pistoletë ‘Glock’ në makinë, Erik Fullani po shkonte të ruante një VIP në Tiranë, armën sapo e kishte marrë te kompania ku punonte

Me pistoletë ‘Glock’ në makinë, Erik Fullani po shkonte të ruante një VIP në Tiranë, armën sapo e kishte marrë te kompania ku punonte

Erik Fullani

Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e dispononte sipas rregullave ligjore armën që kishte me vete, për të cilën u shoqërua dje në polici.  Ai është konstatuar nga forcat "Shqiponja" gjatë momenteve që sapo e kishte marrë armën pistoletë tip "Glock" pranë kompanisë security ku ishte i punësuar dhe më pas do të shkonte të shoqëronte personin VIP që kishte nën ruajtje dhe mbikëqyrje. Sipas ligjit, në momentin që përfundon orarin e punës arma duhet të dorëzohet në vendin ku punon. Pas verifikimeve të bëra nga ana e policisë, pistoleta është dorëzuar pranë kompanisë.

Sipas njoftimit të policisë dje Fullani u ndalua nga policia për t’u gjobitur me 20 mijë lekë të reja për xhamat e errësuara të makinës së tij. Gjatë kontrollit të bërë në automjetin e tij, policia gjeti edhe një armë zjarri.

Pas shoqërimit në komisariatin nr.2 dhe verifikimeve të bëra, rezultoi se arma e gjetur në makinën e Erik Fullanit ishte me leje pasi ky i fundit punon si truprojë (bodyguard) në një firmë private. Në vijim të veprimeve arma u dorëzua tek drejtuesi teknik i firmës. Erik Fullani është mjaft i njohur edhe në rrjetet sociale ku prej vitesh reklamon jetën e tij luksoze mes makinave të shtrenjta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 21/02/2023 14:54

    Po ka te drejte Eriku te mbaje arme. Eshte bodyguard i familjes. Ruan kokat dhe parate e tyre te fituara me “djersen e ballit”.

    Përgjigju
  • denis: 21/02/2023 14:10

    Sa per te qeshur, ky plere gjithmon i armatosur eshte.

    Përgjigju
    • Smirushat.al: 21/02/2023 16:21

      Sa zhulsa mban kjo toke plere je ti qe ske c ben e vjen shan ktu nga zilia dhe smira qe ke qe te hongert surratin

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën