Një 32-vjeçar që lëvizte me armë zjarri është arrestuar nga Policia e Kavajës.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij, Florjan Rrokajt iu gjetën pistoleta dhe fishekët, të cilat iu sekuestruan.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.