Një grabitje me pengje ka tronditur sot një degë të bankës Credit Agricole në Piazza Medaglie d’Oro, në Itali, ku një grup personash të armatosur ka marrë peng 25 persona, mes klientëve dhe punonjësve.
Forcat speciale të karabinierëve (GIS) nga Livorno ndërhynë në vendngjarje për të bërë kontrollin e brendshëm të bankës dhe për të lokalizuar autorët e krimit. Megjithatë, grabitësit kishin arritur të arratiseshin para ndërhyrjes së tyre.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autorët janë larguar përmes rrjetit të kanalizimeve, pasi më herët kishin hapur një vrimë në dyshemenë e bankës gjatë natës. Ndërkohë, policia dhe karabinierët po kryejnë kontrolle edhe në sistemin e kanalizimeve të zonës për të gjurmuar gjurmët e tyre.
Pengjet u liruan pas mbërritjes së forcave të rendit. Asnjë prej tyre nuk ka mbetur i plagosur, ndërsa gjashtë persona kanë marrë trajtim mjekësor të lehtë për shkak të gjendjes së shokut dhe frikës.
Autorët dyshohet se kanë marrë me vete kasetat e sigurisë së bankës, ndaj vlera e saktë e grabitjes ende nuk është përcaktuar.
Në operacionin në vendngjarje mori pjesë edhe prokurori i përgjithshëm i Napolit, Nicola Gratteri, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve vijojnë.
Komente








