‘Më pyetën se cila është feja ime’! Historia e të riut shqiptar që nuk kaloi testin e nënshtetësisë hap debate në Francë

‘Më pyetën se cila është feja ime’! Historia e të riut shqiptar që nuk kaloi testin e nënshtetësisë hap debate në Francë

Foto ilustruese

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, e pa kërkesën për natyralizim të refuzuar pas 12 vitesh qëndrimi në Francë, me arsyetimin se nuk njihte emra të caktuar ministrash apo elementë të historisë së Francës. Një argument që ai e kundërshton dhe përballë të cilit autoritetet e gjejnë veten të turpëruar sapo pyeten.

Dhjetë vjet qëndrim në Francë, me diplomë profesionale, dy punë me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit”, por për prefekturën e Haute-Vienne, 25 vjeçari nga Shqipëria, Antoine (emër që mediat franceze i kanë vënë të riut shqiptar për të mos i zbuluar identitetin) nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.

I riu me origjinë shqiptare, pas refuzimit më 25 korrik e ka apeluar rastin dhe historia i tij tashmë ka marrë vëmendjen e mediave franceze dhe është kthyer në një çështje politike.

“Le Parisien”, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda në të gjitha mediat duke hapur debat rreth pyetjeve që parashikon testimi për nënshtetësinë.

Shkrimi i plotë:

“Ai është një djalë 25-vjeçar i ardhur nga Shqipëria në Francë që në moshën 14-vjeçare. Me familjen e tij, ai fillimisht fjeti në rrugë për disa muaj, pastaj gjetën strehim në Limoges. Djali tashmë ka një diplomë franceze në një shkollë profesionale. Ka punuar si kamarier për një kohë në një restorant dhe në të njëjtën kohë krijoi biznesin e tij të pastrimit të makinave. Pas njëmbëdhjetë vjetësh në Francë, ai aplikoi për shtetësi dhe u thirr për një test me gojë mbi historinë dhe kulturën franceze, dhe për fat të keq për të, ai dështoi. Ai kërkoi shpjegime dhe prefektura ia ktheu listën e pyetjeve që nuk kishte mundur t’i përgjigjej. Dhe rezulton se ato nuk ishin pyetje aq të lehta. Ai u pyet se ku janë Arromanche (një nga plazhet në Normandi) dhe Nouméa (në Kaledoninë e Re). Ai u pyet se kush ishte Edith Cresson, kryeministre e Francës në 1988, etj.” shkruhet në Le Parisien, e cila saktëson se i riu shqiptar i rritur në Francë flet frëngjisht pa të meta dhe se është aktiv në jetën e komunitetit lokal.

Gazeta u bëri të njëjtin test dy studentëve francezë, dy djem mësuesish: Ata nuk mund t’i përgjigjeshin gjysmës së pyetjeve të testit. Ata nuk e njihnin Edith Cresson dhe nuk e dinin se ku ishte Arromanche.

Një aplikim për nënshtetësinë franceze përfshin një intervistë në prefekturë, në të cilën kandidatëve u kërkohet të demonstrojnë njohuri për historinë dhe kulturën e Francës, si dhe të demonstrojnë asimilimin e tyre dhe aderimin ndaj vlerave të republikës franceze. Ndryshe nga shumë vende të tjera, nuk ka test me shkrim përkundrazi është një intervistë personale me një punonjës në prefekturë.

“Pas disa pyetjeve për historinë e Francës – të cilave i riu përgjigjet mire – Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Napoleoni, Marseillaise, pyetje rreth Limoges dhe Limousin intervista ndryshoi papritur në një seksion që prek jetën e tij private. Zyrtari më pyeti se cila ishte feja ime, çfarë mendoja për Karim Benzeman apo edhe nëse preferoja Francën apo Shqipërinë. Më vjen keq që nuk arrita ta filmoj intervistën”, thotë i riu shqiptar.

Antoine pohon gjithashtu se pyetjes për numrin e shteteve që janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk i është përgjigjur asnjëherë “110”, por “27”.

“Është e drejta e tyre të refuzojnë që të më natyralizojnë, por nuk mund të pranoj që gjëra të rreme janë shkruar në procesverbal dhe që më bëhen pyetje të paligjshme ose të padrejta”, argumenton ai.

Gazeta i ka shkuar deri në fund hetimit të rastit dhe ka parë se ka shumë mospërputhje në procesverbale. Gazetarët i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme për të Huajt në Francë (DGEF) dhe prefekturës Haute-Vienne por ata nuk kanë dhënë përgjigje.

“Përballë këtyre mospërputhjeve, të dy autoritetet nuk dhanë përgjigje. DGEF përfundimisht na ktheu në prefekturën Haute-Vienne. Me gjithë kërkesat tona të shumta, prefektura u mjaftua duke na kujtuar dekretin që përcaktonte kushtet e intervistës, duke shtuar se “nuk ishte provim. Nuk pritet as një pyetësor standard dhe as një pikë minimale dhe pyetjet e bëra, të cilat marrin parasysh gjendjen e aplikantit (niveli i arsimimit, situata social-profesionale, kohëzgjatja e qëndrimit në Francë), më së shpeshti u referohen elementeve të përfshira në broshurën e lartpërmendur”, ishte përgjigja për Le Parisien.

Antoine ka bërë ankim ndaj vendimit të prefekturës, organet kompetente kanë dy muaj kohë për të dhënë vendimin e tyre.

“Shefi im do që unë të marr përsipër restorantin ku kam punuar për pesë vjet. Por nuk bëhet fjalë që unë të hyj në borxh deri në një milion euro duke blerë biznesin vetëm me leje qëndrimi”, argumenton i riu 25-vjeçar.

Edhe reagimi qytetar ka qenë shumë i fortë. Është krijuar një grup i madh njerëzish që mbështesin hapat ligjorë që ka ndërmarrë i riu shqiptar për ta ankimuar çështjen te autoritetet.

“Nuk është e rastësishme, është arbitrare. Rastësisht ka shumë njerëz që nuk i kushtojnë vëmendje politikës së vendit”.

“Kjo tregon rrugën e përshkuar (në drejtimin e gabuar) nga Franca vitet e fundit për të gjitha çështjet e emigracionit”

“Si mund të skualifikohesh për fenë? Laicizmi garanton të drejtën e adhurimit, nuk ka përgjigje të gabuar pavarësisht se çfarë përgjigjesh.”

“Në thelb, agjentit nuk i pëlqente fytyra e tij ose kishte inat ndaj shqiptarëve (albanofobia, nëse është një fjalë e vërtetë, është goxha e zakonshme në Ministrinë e Brendshme) ndaj ajo donte që ai të merrte këmbët në rrogoz.”, janë disa nga reagimet e qytetarëve për mediat.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paulin: 02/09/2023 13:05

    une nuk besoj se kjo ka tendeza personale.testet e dhenies se nenshtetesise jane standarte perr te gjitha rajonet e frances dhe nuk mund te jete nen subjektivitetin burokratit te radhes. sigurisht qe mund te diskutohet procedura por nuk mund te akuzohet franca per diskriminim pasi faktet e kundeshtojne. sigurisht qe jo vetem franca por te gjitha vednet perendimore po forcojne masat per ruajtjen e identitetit kulturor dhe historik dhe kete nuk e bejne vetem shqiptaret. ne zvicer komuniteti shqiptar atje eshte komuniteti me i radikalizuar dhe shume problematik per perhapjen dhe propogandimin e islamit politik dhe kjo po ndodh edhe ne france suedi danimarke e vende te tjera qe deri tani e kishin konsideruar besimin si nje dicka krejt individuale dhe si rrjedhim gatìrantimin e ushtrimit te tij ne formen qe vete francezet apo vendet e tjera e paktikojne. faktet e perditshme deshmojne qe nuk eshte keshtu. sipas jush e kane gabim francezet dhe te tjeret apo ideologjia pushtuese e disa religjioneve qe hujne ne france si njerez qe kane nevoje per te bere pastaj lufte kunde rtyre???

    Përgjigju
    • Ymer: 03/09/2023 11:44

      Nëse kjo që e shkruan nuk është racizëm dhe stigmatizim i nje komuniteti dhe një feje, atëherë demokracija dhe lirija e humb çdo kuptim në republikën tuaj të dashur me burokraci neo-naziste. Turp.

    • Mone Ahmetaj: 02/09/2023 21:14

      Fatkeqsisht edhe ktu ne Austri tash e disa vjet kan ber nji test me 100pytje.Jan ma shum nga historija qe as Austriakt vet si din.Une kur e mora nenshtetsin veq betimin e kam dhan ,vjuhen e kam folur edhe leje te punes kish e as ne hetime sisha,ndersa bsshkshortin as per ghuh as betimin se ka ber vetem nji nenshkrim.

    • Irma: 02/09/2023 16:21

      Italia i ka te barabarta per te gjithe Ti japin pyetjet per ti studiuar Jane ne liste 100 pyetje ty te behen 20 Behet dhe provincia me shkrim behen dhe kurse pa lek

  • Tino: 02/09/2023 12:24

    Edhe une e kalova testin e gjuhes per pashaporte ne Paris. Tek Prefektura pyetjet qe mu bene (me aq sa mbaj mend -2008), ishin mbi republiken e frances. Sa Republika kishte Franca, kush ishin presidentet qe mund t’i citoja. Luften dhe zbarkimin ne Normandi, fshatrat qe lejuan amerikanet të fillonin sulmin mbi nazistet… etj. Asnje pyetje tendencioze. Pastaj ndikon shume se si e flet frengjishten. Nje gje, autoritetet Nuk jane te deturuara me ligj te pergjigjen per pse-në e refuzimit! Vetem me avokat mund te vazhdosh, prandaj te telefonosh gazetat per te bere lajm, eshte e gabuar ne mendimin tim.

    Përgjigju
    • D N: 05/09/2023 18:13

      Ti do jesh ndonje lepires i atyre.

  • Bardhosh: 02/09/2023 07:30

    Thuaju or burrë ate qe e di gjithë Shqipetarin , feja e Shqiptarit është Shqiptaria.

    Përgjigju
    • A. N.: 02/09/2023 08:25

      Me siguri ashtu do i jete pergjigjur dhe per ate pergjigje do e kete ngelur. :)

  • Iris: 02/09/2023 03:58

    Nje gje nuk sqarohet ne kete histori, nese pyetjet per shtetesi Franca i ka te standartizuara,apo improvizohen nga ata qe te marrin ne pyetje? Nese jane te standartizuara,fajin e ka shqiptari qe nuk i ka mesuar,nese improvizohen nga personeli qe i merr ne pyetje,atehere shqiptari ka te drejte 100 %.Nuk ka shtetas ne bote,perfshi dhe te vendit tone qe te kete njohuri te plota per cdo fakt historik,politik,gjeografik,aq me teper kur behet fjale per hollesi te tilla.

    Përgjigju
    • Zija: 02/09/2023 18:21

      Pyetjet behen per historin e frances per fene per te gjitha por e ka ne dor punosi i perfektures se çfar pyetjesh te ben se te xhitha asht e pa mujtun me te pyt sepse jan shum po e them kte sepse jam ne proqedur per vedi dhe e kam llan intervisten e jam ne pritje po mundet me te pyt qfar te doj puntori ishalla e fiton ne fund po kta e paskan egzagjeru me pyetjet

    • Or tej: 02/09/2023 08:28

      Eshte interviste me goje dhe personale. Po te kishte pyetje standarde te gjithe do i mesonin permendesh pergjigjet dhe do ishin me te krishtere se Papa or teeeejjjjj

  • Alb: 01/09/2023 22:30

    Kur nuk na man shpija jon keshtu shkojn punete. Tu tall bota me ne.

    Përgjigju
    • Ariu: 02/09/2023 06:12

      Meso te shkruash o kokshtyp

    • Shala: 02/09/2023 04:38

      Shumë korrekt, që atë ditë që ka shkel këmba e turkut, dhe që ai moment që kemi tradhëtuar zotin tonë shqiptar na do jetojn si njerz të pa zot dhe të pa fe në ketë histori..

  • Shqiptari: 01/09/2023 20:19

    Ja ke fut nje çik kot o plak,mos je ti nga ai brezi qe rrin gjithe ditën me arab e behesh spat me hashash,e nuk ke as njohurin baze te shtetit ku jetoj o jete?

    Përgjigju
    • Aleksander Rranci: 02/09/2023 01:24

      Pse ti çfarë brezi je që i vike kofizime njerëzis se me kë duhet të rrijë?! Apo ti je ai tipi pa fe që fe ke kombin e vet rri ne kurbet as të bie mend për kombin..?! Ti me arabët je ku e ku po shko ruj pulat e futi naj tas grosh.

    • Autori: 02/09/2023 00:49

      Ti je shqiptar artist dhe mweriton çdo nenshtetsi.Mke ba me qeshë.

  • Xoni: 01/09/2023 19:50

    Edith Cresson - ish komissionere e Bahskimit Evropian qe u hoq me ceremoni per korrupsion dhe krijim vende punesh fiktive per dentistin e saj. - kete pergjigje duhet ti jette idiot we franceze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja