"Fluturonte me makinë si '''pilotët e Formula 1'', por aventura i pritet në mes duke përfunduar pa patentë.

Një shofer është ndalur nga policia mbrëmjen e kalur në autostradën Tiranë-Durrës, pasi ka rezultuar se udhëtonte me 186 km/h.
 
Shoferi i cili udhëtonte me makinë tip ''Range Rover'', ka bërë testin e alkoolit, por i ka rezultuar zero.
 
Video është publikuar nga Policia e Shtetit, ku i kërkon shoferëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
 
Shoferi i cilli udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, sigurisht që është ndëshkuar. Atij i është tërhequr leja e drejtimit dhe është dërguar në OASH.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com