TIRANE- E majta e bashkuar pritet të marrë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit të këtij viti plot 52 bashki të mëdha dhe të vogla, përkundrejt 9 bashkive që pritet ti marrë e djathta e bashkuar.

Një parashikim i tillë është bazuar mbi bazën e përllogaritjeve të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, me një shpërndarje votash sipas ndarjes së re territoriale me 61 bashki në të gjithë vendin.

Dhe bashkia më e madhe që sipas shpërndarjes së këtyre votave i bie që të marrë PD dhe aleatët e saj është bashkia e Kamzës.