Një person është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike me një shkop (që ngjan si një shkop gome), pak para nisjes së protestës së thirrur nga Sali Berisha.
Ky person mban veshur një xhup të gjatë, të mbushur me mbishkrime të tilla ku e krahason kryeministrin Edi Rama me Maduron e Venezuelës dhe qeverinë shqiptare me mafien.
Duket se militantët e Berishës janë përgatitur për akte dhune, të cilat ishin prezente edhe në protestën e 24 janarit, ku u hodhën molotovë dhe gurë drejt policëve dhe godinës së Kryeministrisë.
Më herët sot, një protestues mbante pllaka guri në dorë dhe me to po qëllonte drejt godinës së Kryeministrisë.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e PD me të njëjtin skenar, Kryeministria sulmohet me breshëri molotovësh sapo Berisha mbyll fjalimin! Policia shpërndan militantët me ujë










