Vikena Greku është 18-vjeçarja që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Durrës, ku një mjet ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit dhe ka përfunduar brenda një biznesi që tregtonte lule. Mjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbëri Xhaxhaj, i cili sipas Policisë së Durrësit ka qenë i dehur në timon. Pas aksidentit të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l.
Mësohet se i riu ka qenë me shpejtësi mbi 130 km në orë. Te Ura e Dajlanit ka ngatërruar rrugën, në vend të merrte korsinë e plazhit ka marrë të portit. I ka rënë trafik ndarëses dhe ka fluturuar sipër bordurës së urës dhe ka përfunduar në rrugën poshtë.
"Rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë pasagjerja, shtetasja V. G., 18 vjeçe, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Xh., si dhe dy këmbësorë, shtetasit T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve,- njofton policia.
SI.E./A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
2.7%
-
Të gabuar
91.1%
-
Nuk kam mendim
6.2%
Vota total: 225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasen dy makina në aksin Vlorë-Selenicë, 25-vjeçarja në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës! Njëri prej automjeteve përfundoi në kanal (EMRI-VIDEO)
9 Shkurt, 09:09
-
Makina përplaset me kalin në Lushnje, përfundon në spital pasagjerja (VIDEO)
8 Shkurt, 18:32
-
Të dehur në timon dhe tentativë për të korruptuar efektivët, Policia e Durrësit arreston 5 shoferë (VIDEO)
8 Shkurt, 11:18
-
‘Kurum’/ Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 urdhër-arreste, Rama: Lajthitje, i futën të gjithë në një thes
8 Shkurt, 10:15
-
Vlorë/ Aksident në Lungomare, motori elektrik përplaset me një makinë, plagoset i riu (VIDEO)
7 Shkurt, 20:36
-
Në kërkim për shitje narkotikësh e vjedhje, policia e Durrësit vendos në pranga 6 persona
7 Shkurt, 12:12
-
PAMJET e ndërmarrjeve 'fantazmë' që shteti merr në dorë! Albcontroli i Durrësit, sot SHISH! Superfosfati në Laç, gërmadhë skrapi
6 Shkurt, 19:19
-
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO)
6 Shkurt, 17:12
-
Mashtroi të riun duke i ofruar punë në Slloveni, 35-vjeçari nga Durrësi në kërkim nga policia
6 Shkurt, 14:17
-
Durrës/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash në zonën e Currilave! Bllokohet njëri aks
6 Shkurt, 13:32
-
Aksident i dyfishtë në rrugën e Arbrit, makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes me kamionin! 3 të plagosur (VIDEO)
6 Shkurt, 12:53
-
Reshjet e dendura të shiut! Përmbytet shëtitorja në Himarë, prani të ujit në disa banesa! Rrëshqitje dherash në 'Kodrën e Currilave', bllokohet njëri krah i rrugës
6 Shkurt, 12:45