Me shpejtësi mbi 154 km/h, arrestime dhe gjoba, policia kontrolle me civilë për të kapur shkelësit (VIDEO)

TIRANE-Edhe këtë fundjavë kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk për ngjarje rrugore. Radari ka kapur 'mat' drejtues mjetesh me shpejtësi që variojnë nga 140 km/h - 154 km/h.

Gjatë ditës së shtunë dhe deri në orën 00:30 të së dielës janë pezulluar 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në të gjithë vendin, janë vendosur 149 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 1269 masa për parkim të gabuar.

Policia deklaron se kontrollet do vijojnë me efektivë të uniformuar dhe civilë duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme.
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Natalia: 22/06/2020 10:17

    Te gjitha keto lajme jane vetem per show dhe deshmi e gjalle e korrupsionit galopant ne polizine e qeveritareve se e shtetit nuk ma ze goja ta them. Po te zbatohet ligji nuk besoj se do kishte thyerje kaq flagrante te rregullave te qarkullimit rrugor. Na jepen vazhdimisht statistika sa drejtues mjeti u jane hequr patentat per naten qe kapen ne kondravajtje, por fakti qe nr i rasteve vjen gjithmone ne rritje dhe qe perseritet tek te njejtet persona tregon qe nuk funksionon dica.Kundravajtesit nuk ndeshkohen ose sepse dikush telefonon, ose paguhet e gjithcka kalon ne gjendjen filestare. Po te zbatohet rregullat qe aplikohen ne BE ne Shqiperi rastet do te ishin zeruar se aq eshte nr i thyeresve te rregullave.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 21/06/2020 13:30

    Une bana rruge me ec per qief kurse Edvin Mafia u mer shpirtin me gjobs,Para ne revolucion te shporrim Ramen

    Përgjigju
  • tata: 21/06/2020 09:52

    Nuk rregullohet trafiku me metoda te kohes monizmit dhe me police qe nuk e njohin trafikun. brenda qytetit makinat ecin me shpejtesi dhe asnje mase vetem gaz dine ti japin makines pa njohur rrezikun.Trafiku duhet elektronik vetem ai nuk te fal dhe shmang korrupsjonin.Qarkullimi duhet si ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë