S'mjaftojnë 'çmenduritë' e shqiptarëve, kapen me 200 km/h edhe dy shoferë nga Maqedonia dhe një nga Kosova! Arrestohen 10 drejtues të tjerë

Sikur të mos mjaftonin 'çmenduritë' e shoferëve shqiptarëve në rrugët e vendit, Policia ka kapur edhe dy shoferë nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova, të cilët po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Me një njoftim për mediat, Policia Rrugore bën me dije se gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, në rrugën Tiranë -Elbasan janë konstatuar dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan. 

Ndërkohë, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar  shtetasi A. M., nga Tirana, rezident në Gjermani, duke drejtuar mjetin me 186 km/h.  

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 36 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2369 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, për parakalime të gabuar, si dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Në 'Audi' pa patentë, arrestohet i riu në Tiranë pasi u kap duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë! I hiqet leja e drejtimit edhe pronarit të automjetit

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke i drejtuar pa patentë një automjet tip "Audi" dhe duke kryer manovra të rrezikshme në Laprakë.

Policia bën me dije se i riu me inicialet G.S., u gjobit po ashtu me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge.

Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja