Një nga pikat negative të anketës ku dhe u ndal kryeministri ishte përvoja e qytetarëve për përvojën në raport me policinë e shtetit kur kanë kontaktuar për të shprehur shqetësim, apo denoncim. 53 % e tyre thonë se përvoja është negative.
Kjo pikë duhet të ndryshojë katërcipërisht, tha Rama ‘sepse kjo është e vërtetë e hidhur. Është e mirëkuptueshme stresi, ngarkesa edhe lodhja, nga probleme shumë serioze me të cilat merret policia e shtetit por asgjë nuk justifikon sjellje që të prodhojë një përvojë negative për qytetarin që I drejtohet policisë së shtetit'
Në këtë pikë pjesën e luanit e zinte rrugorja. Duhet parë me kujdes e duhet analizuar ankesat tha Rama.

“Një qytetari që i ndalohet makina për t’i kërkuar dokumentet i duhet bërë i gjithë respekti sepse po i merret 1 – 2 – 3 – 5 minuta nga koha e tij për të bërë punën nga policia. Dhe ato minuta i duhen shpërblyer me shumë respekt"
Ai kishte një porosi drejtëpërdrejtë për drejtorin e policisë së shtetit, Ilir Proda.
"Duhet të jetë drejtuesi i policisë së shtetit në qark e në nivelin tjetër të kërkojë mbarëvajtjen mbledhjen e efikasitetin e këtyre këshillave. Këto këshilla, tani me vendim qeverie, raportojnë tek këshilli kombëtar I sigurisë në komunitet, prandaj duhet të bëhen aktivë, të vërtetë dhe konkretë, zoti drejtor i Përgjithshëm. Është e rëndësishme të rritet vëmendja e drejtëpërdrejtë nga niveli qëndror në vendor dhe të për forcimin e llogaridhënies së ndërsjelltë.
Përpara pak kohësh ndodhi një tragjedi që preku të madh e të vogël. Humbi jetën një 14 vjeç. U ngrit një histeri e madhe kundër policisë së shtetit, absurditet total, ndërkohë ne u angazhuam në një këshillim dhe falë atij këshillimi kemi plan të ri për sigurinë të konsultuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Është e rëndësishme që ai plan të vihet në jetë dhe çelësi është funksionimi i këshillit dhe këshillave vendorë"
Lajmi kryesor:
Anketimi, 82% e qytetarëve ndihen të sigurt, 65% i besojnë policisë! Rama: Ta mbrojmë nga baltosja! Më shumë transparencë e llogaridhënie! Ministri Hoxha: Jemi në rrugën e duhur

