Me shpejtësi skëterrë, Hatit të Tik-Tok-ut i hiqet patenta: Jashar bëj gati helikopterin

 Me shpejtësi skëterrë, Hatit të Tik-Tok-ut i hiqet patenta: Jashar bëj gati helikopterin

1726149581_hati.JPG

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale, kryesisht në Tik-Tok dhe partneri i saj, po ashtu i njohur nga rrjetet sociale, Jashar Stojku, janë gjobitur nga policia si dhe u është hequr patenta

Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë. Ndërsa për Hatin, policia i ka pezulluar patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor. Vetë Hati në një reagim në Instagram, ka shpërndarë lajmin me një thirrje për Jasharin, që ti bëjë gati helikopterin.

'Jashar bëj gati Helikopterin", tha ajo.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Me shpejtësi 'skëterrë' në makinë, i hiqet patenta Hatit të famshme në Tik-Tok dhe ‘Jasharit’ të saj


S.B/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alban Dudushi dërgohet me urgjencë në spital! U ndje keq pas emisionit

Alban Dudushi dërgohet me urgjencë në spital! U ndje keq pas emisionit