Report Tv ka siguruar pamjet e momentit të aksidentimit  për vdekje të Fatmir Avdillarit i njohur si “Xubi i Yzberishtit”. Në pamje shihet se një makinë tip “Toyota Yaris” nga korsia e mesit dhe e pa pozicionuar mirë në rrugë kthehet majtas brenda sekondit, duke mos hapur as sinjal, ndërkohë që pas saj me një shpejtësi skëterrë vjen motori me të cilin udhëtonte Fatmir Avdillari. Motori i tij fillimisht është përplasur me makinën që i ka prerë rrugën ndërsa më pas "kokë më kokë" me një tjetër automjet që ishte përballë.

Vërehet se 39 vjeçarja drejtuese e mjetit tip ‘Toyota Yaris’ duke lëvizur në bulevardin ‘Migjeni’ nga korsia e mesit bëri manovër të gabuar dhe u kthyer majtas, ndërkohë që sipas sinjalistikës një gjë e tillë ishte e ndaluar pasi asaj i lejohej të ecte vetëm drejtë dhe djathtas. Pas aksidentit policia ka vënë në pranga A.M, 39-vjeçe, drejtuese e "Toyota Yaris".

Nga dinamika duket që gjithçka ka qenë aksidentale dhe nuk ka pasur prapavijë kriminale. Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘Xubi Yzberishtit’ ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së Ai akuzohej si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri,  ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”. Të gjithë kanë qenë akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje. I ndjeri Avdillari ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008.

Fatmir Avdillarit i njohur si “Xubi i Yzberishtit”