VIDEO/ Me shpejtësi 'skëterrë' në makinë, i hiqet patenta Hatit të famshme në Tik-Tok dhe ‘Jasharit’ të saj

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale, kryesisht në Tik-Tok dhe partneri i saj, po ashtu i njohur nga rrjetet sociale, Jashar Stojku, janë gjobitur nga policia rrugore si dhe u është hequr patenta

Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë.

‘Referuar pamjeve filmike në rrjetet sociale drejtuesi i mjetit është konstatuar duke mos rregulluar shpejtësinë në qendrat e banuara duke u bërë rrezik për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.’- thuhet në shënimin e policisë në fletën e gjobës.

Ndërsa për 'Hatin, policia i ka pezulluar patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor,

‘Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.’- njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:00
VIDEO/ Po shoqërohej nga policia, ‘Hati’ bënte video për Tik Tok

 

Hatixhe Brika e njohur ndryshe si Hati i Tik Tok-ut së bashku me partnerin e saj u gjobitën dhe iu hoq patenta për shkak po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Mirëpo ajo që bie në sy është se e reja nuk e ka problem fare që e ka ndaluar policia, madje edhe këtë moment e ka filmuar për video në Tik Tok duke qeshur.

“Na ka ndaluar policia për shkak të një shkelje që kam bërë. Unë shkelje? Unë eci shumë mirë. Mori patentën e Jasharit për verifikim dhe ka nja dy orë që po flet në telefon. Ndoshta po përgatisin forcat speciale për të më arrestuar. Njerëz po shoqërohemi në komisariat (qesh). Policia po na drejton në komisariat dhe të shohim çfarë vendimi do merret”, thotë Hati në video.

Më tej Hati duke qeshur përsëri shton se këto gjëra i hanë njerëzit e thjeshtë.

“Shkurt muhabeti ta hamë ne njerëzit e thjeshtë dhe jo ata kamikazët e rrugës”, shton ajo.

Ora 15:58
 Me shpejtësi skëterrë, Hatit të Tik-Tok-ut i hiqet patenta: Jashar bëj gati helikopterin

1726149581_hati.JPG

Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale, kryesisht në Tik-Tok dhe partneri i saj, po ashtu i njohur nga rrjetet sociale, Jashar Stojku, janë gjobitur nga policia si dhe u është hequr patenta

Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.

Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë. Ndërsa për Hatin, policia i ka pezulluar patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor. Vetë Hati në një reagim në Instagram, ka shpërndarë lajmin me një thirrje për Jasharin, që ti bëjë gati helikopterin.

'Jashar bëj gati Helikopterin", tha ajo.

 

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bratko: 12/09/2024 21:14

    Femer débile

    Përgjigju
  • Bexhet: 12/09/2024 20:19

    Po kjo Hatixheja e rradhes e kupton qe Makina me shpejtesi mbi normen eshte e rrezikshme sa edhe arma? Apo Hatixhe hesapi thuaj.

    Përgjigju
  • Tik-Tok: 12/09/2024 16:38

    Po kjo Hatixheja se kuptoj se perse se mbulohet !!!

    Përgjigju
  • sali: 12/09/2024 16:18

    E po kur bejne dhe keta talebanet pordhe e hiqen si moderne te vjen te kesh dy bythe,Kjo tixhja ve dhe emr modern Hati

    Përgjigju
    • Ndoca: 12/09/2024 22:47

      prejardhje ka lahorja pakistonit nan-e-moteeer! t bo leku mos me e pa vehtin n sy!

  • 313: 12/09/2024 15:42

    duhet te behet nje kod i ri rrugor si ne svicer ose norvegji qe njerzit te gjobiten sipas te ardhurave. sepse 40 dhe 60 mij lek te rejq nuk jan asgje per kto qe e mbajn veten per "bosa". me nje llogaritje prej zvicre asaj i takon minimumi 5000 euro gjob

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë