Me shpejtësi 'skëterrë' në Tiranë-Durrës, policia: Rruga s'është pistë aerodromi/FOTO

Me shpejtësi 'skëterrë' në Tiranë-Durrës, policia: Rruga s'është pistë aerodromi/FOTO

Policia Rrugore ka vijuar edhe mbrëmjen e së shtunës kontrollet në rrugë, për të parandaluar aksidentet.

Forcat blu kanë evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi që variojnë nga 164 km/orë deri në 170 km/orë. Sipas Policisë së Shtetit, “Shpejtësi të tilla nuk mund të tolerohen pasi rruga nuk është pistë aerodromi”.

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostraden Tirane -Durres-Tirane. Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 164 km/ore deri ne 170 km/ore. Shpejtesi te tilla nuk mund te tolerohen pasi rruga nuk eshte piste aerodromi.

Policia Rrugore e Tiranes konstaton me shqetesim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara pa asnje shkak ne rast nevoje por thjesht qarkullojne per qejf.

Policia Rrugore e Tiranes apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge.

Thuhet në njoftimin e policisë

 

(Radari kap automjetet me shpejtësi deri në 170 km/h në autostradën Tiranë-Durrës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 27/05/2018 14:31

    Nuk justifikohet puna me nje ose dy kondravajtje shpejtesie kur ne qytet tirane ka me dhjetra kondravajte me nje dore timoni dhe ne tjetren celulari e shume kondravajte te tjera qe shihen nga qytetaret ne rradhe te pare duhet rregulli ne qytet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia