'Më përdhunuan me radhë', rrëfimi rrëqethës i kosovarit të dhunuar nga serbët gjatë luftës (VIDEO)

Serbët kanë dhunuar, përdhunuar dhe bërë spastrim etnik në Kosovë gjatë viteve të lutës dhe me akuzat e reja të Gjykatës Speciale në Hagë, për 4 ishte drejtuesit e UÇK ka sjellë dëshmi rrëqethëse të personave që kanë përjetuar tmerret e luftës, duke treguar se ishin ata viktimat e luftës nga serbët. Në një rrëfim për RTK në Kosovë,një burrë ka rrëfyer dhunën seksuale gjatë luftës nga serbët në kohë kur ishte 16 vjeç.

Ai thotë se derisa po shkonte në Prishtinë për të takuar një familjarë të plagosur në spital, është kapur nga forcat serbe dhe është dërguar në Prishtinë ku është përdhunuar brutalisht nga pesë ushtarë.

“Ata më vendosën atje në një dhomë, ishte një dhomë mjaft e madhe, nuk mund të them sa por dukej si një sallë. Aty ishte një tavolinë dhe ata filluan torturat atje, unë rezistova aq sa munda, ata më hoqën rrobat me forcë, kisha një këmishë të kuqe, e shqyen dhe gjithçka derisa i hoqën të gjitha. Kanë qenë 5 persona përafërsisht, me sa mbaj mend, unë rezistova aq sa munda. Gjithmonë mbaj mend një fytyrë të njërit prej tyre dhe nuk mund ta harroj, ai kishte një kapelë në të cilën nuk di si ta shpjegoj, me një shirit përpara dhe syzet me dioptri. Ai është personi që unë gjithmonë kujtoj fytyrën e tij, ata ishin të gjithë të dhunshëm, por nganjëherë dhuna ndryshon. Ai ishte më i dhunshmi. Thjesht, ata më përdhunuan seksualisht… Ishte një torturë e vërtetë, pasi njëri prej tyre po më mbante për flokë, dy prej tyre më mbanin për duar, po flas për kohën sa isha akoma me vetëdije, dhe ata më përdhunuan me radhë, të gjithë”, rrëfen personi.

Ky person tregon se pas dhunës seksuale ai edhe është fotografuar nga këta ushtarë serb.

“Ata kishin një aparat fotografik, dhe unë e di që ata bënë foto me mua, por unë fillova të bëhem i turbullt, jam i mpirë, nuk mund të ndjeja më asgjë, nuk pashë më dhe nuk kuptoja me, por e di që blici i kamerës ka bërë tërë kohën”.

Ky person thotë se pas përdhunimit ai është hedhur në rrugë, ku më pas ka marrë pak veten dhe ka arritur të shkojë në një vend më të sigurt në Prishtinë. Për shkak të këtyre përjetimeve thotë se pas luftës është dashur ta devijoj rrugën për të shkuar në shkollë, që të mos i kujtohen ato momente.

“Derisa kam qenë në shkollë në Prishtinë, sa herë që merrja autobusin për t’u kthyer në shtëpi, ishte një vend që më kujtoi shumë gjëra, dhe shumë herë isha i detyruar të merrja një autobus në kahje tjetër për të mos kaluar përsëri nga ajo rrugë”, tregon më tej personi i dhunuar. /RTK

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 19/12/2020 18:14

    Ndoshta dhe Lul Basha eshte dhunuar ndaj i ka kofshet nje nga krushka nje nga mushka

    Përgjigju
  • 11111111111: 19/12/2020 11:01

    Rrene me bisht. Me gjithe ato femra qe ka pase aty paskan kapur nje mashkull

    Përgjigju
  • Endri: 19/12/2020 10:13

    Fshijeni kete lajm ose ndryshoni pershkrimin se nuk eshte normal sic e keni shkruar. Eshte shkruar si lajm i mire pornografik.

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 19/12/2020 09:33

    TË MERRET HAKU, SKA RRUG T'JETER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja