Tashmë janë bërë të zakonshme takimet e kreut të PD-së me qytetarët, ku nuk respektohet distanca sociale dhe masat anti-COVID, duke zhvilluar një fushatë të mirëfilltë elektorale, sikur të mos ishim në kohë pandemie.

Dhjetëra militantë kanë dalë që të presin kreun e PD-së në këtë zonë, teksa dëgjohen duke thërritur 'Basha-Basha', 'Rama ik, Rama ik', ndërsa disa prej tyre kishin zgjedhur ta prisnin me daulle.

Në momente kur entuziazmi i mbështetësve në rrugë bie, një prej organizatorëve udhëzon turmën që të bërtasin. 'Më shumë entuziazëm, bërtisni i çik'- tha njëri prej organizatorëve, ndërkohë që për të krijuar edhe më tepër atmosferë u vendos në sfond kënga zyrtarë e fushatës elektorale të PD-së.

Basha tha se ajo është njësia ku ka nisur jetën politike, ndërkohë që i falenderoi për pritjen.

'Këtu është familja ku unë kam nisur jetën time politike, faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme, faleminderit për këtë mikpritje. Shqipëria fiton ju fitoni!'- tha Basha.