Më shumë lekë në xhep në 2020, ekspertja: Vështirë të arrihet! Qytetarët: Shpresojmë (VIDEO)

TIRANË- Pas një ecurie jo pozitive të ekonomisë së vendit, e cila u përgjysmua në gjashtëmujorin e parë të 2019, skepticizmi i ekspertëve vijon edhe për vitin 2020. Me goditjen që dha tërmeti i 26 nëntorit, që detyroi Financat të ndryshojnë edhe disa zëra të buxhetit, ekspertja për ekonominë Elona Shehu shprehet se tashmë është akoma edhe më e vështirë të realizohet objektivi prej 4.1% për rritjen ekonomike. Sipas saj efektet tërmeti i dha në reduktimin e investimeve publike.

“Duke filluar që nga eliminimi i investimeve publike të cilat janë ato që i japin frymëmarrje ekonomisë së vendit. Por në momentin që ti i ul investimet publike dhe nuk ke një plan të qartë se cilat janë investimet e huaja direkte, se cilat janë investimet private që do të përthithësh me atë paketë fiskale që ti parashikon, atëherë është pak skeptik edhe parashikimi 4.1% i rritjes ekonomike”, tha Shehu. 

Por çfarë mendojnë qytetarët për situatën ekonomike? A besojnë ata që ky do të jetë një vit më i mirë se ai që lamë pas?

“Nga viti në vit ka gjithmonë progres. Ju mendoni se do të kemi më shumë para në xhep këtë vit? Ai që din të punojë ka edhe para. Ai që nuk di s’do ketë kurrë.

“Paratë janë zvogëluar shumë, punë nuk ka, fukarallëku është tej mase. Ajo që nuk më pëlqen fare është rinia e papunë. Këtu më vjen keq, rinia është e ardhmja e këtij vendi.”

“A do të kemi më shumë para këtë vit? Nuk ma ha mendja. Kënaqemi me kaq sa kemi”.

“Ne shpresojmë, më mirë do të bëhet”, shprehen qytetarët e pyetur.

Nga ana tjetër Ekspertja Elona Shehu, argumenton edhe situatën e vështirësuar në të cilën ndodhet biznesi në këto kohë. Sipas saj ndryshimi i vazhdueshëm i sistemit dhe politikave tatimore e bën biznesin të pasigurt për të investuar, si dhe një familje e çon drejt kursimit.

“Pra shpeshtia e ndryshimeve tatimeve nuk tregon gjë tjetër veçse paqëndrueshmëri politike tatimore. Pra i bën në të njëjtën kohë të pasigurta fitimet që do të marri biznesi dhe të ardhurat neto që do të marri individi në një familje të caktuar”, tha Shehu për Report Tv. 

Shehu sugjeron që paketa fiskale si dhe ligjet tatimore të kenë një jetëgjatësi më të madhe për të parë efektivitetin e tyre. Buxheti i këtij viti është parashikuar të arrijë në nivelin e 509 miliardë lekëve.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuar dhe I revoltuar: 11/01/2020 20:31

    Dihet FORMULA KLASIKE PO VOLLEN POLITIKANET POPULLI MBETET FUKARA SHEMBULL KU JANE PARATE E NDIHMAVE PER TE DEMTUARIT NGA TERMETI ASGJE NUK DUKET ASNJE NDERTIM OSE RIPARIM ME MINISTER KRYEHAJDUTIN E RILINDJES AHMETAJ DHE MENJE OPOZITE QE FLE NGRIHUNI O POPULL MJAFT JETUAT ME 100euro ne muaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja