Parlamenti i Turqisë ka miratuar paraprakisht ndryshimet në kushtetutën e re e cila synon të fuqizojë më tej kompetencat e presidentit Erdogan.
Sipas reformës kushtetuese kreu i shtetit do të ketë fuqinë të emërojë dhe shkarkojë ministra, të rimarrë lidershipin e partisë në pushtet dhe të qeverisë deri në 2029.
Presidenti do të ketë pushtetin të shpallë gjendjen e emenrgjencës si dhe për herë të parë në histori të shkarkojë kryeministrin. Si dhe do të ketë një zëvendëspresident.
Në fakt përpjekjet për ndryshimin e Kushtetutës kanë ngjallur shumë debat në vend,pasi kundërshtarët druajnë se reforma do të çojë drejt autoritarizmit.
Një javë më parë parlamenti u përfshi nga përleshjet mes deputetëve.
Partia opozitare më e madhe në vend kundërshton këto ndryshime aq shumë të dëshiruara nga Erdogan.
Por nëse reforma kushtetuese e re aprovohet edhe në një raund të dytë, atëherë në vend do të zhvillohet një referendum. Reforma ka nevojë për votat e të paktën 330 deputetëve në Parlamentin me 550 vende.
Ka qënë pikërisht kërkesa e presidentit Erdogan i cili ka insistuar për ndryshimet kushtetuese sidomos pas 15 korrikut kur u shënua edhe dështimi i grushtit të shtetit, cka u pasua me shpalljen e situatës së emergjencës në vend për më shumë se 3 muaj.
Pa harruar edhe gjuetinë masive ndaj të gjithë personave të dyshuar se kanë lidhje me ish imamin Gylen i akuzuar si ideator i pucit të shtetit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com