Më shumë se 10 mijë njerëz kanë mbërritur në Britani që nga fillimi i vitit, sfidë e madhe e kryeministrit Sunak para zgjedhjeve
Emigrantë me gomone drejt Britanisë
Më shumë se 10 mijë azilkërkues kanë mbërritur në Britani që nga fillimi këtij viti, tregojnë shifrat e publikuara sot nga qeveria britanike, duke paraqitur një sfidë të madhe për kryeministrin Rishi Sunak përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 korrikut.
Numri i njerëzve që mbërritën në bregun jugor të Anglisë pasi bënë kalimin e rrezikshëm të Kanalit ra me një të tretën në vitin 2023, por shifrat e fundit të postuara në një faqe interneti të qeverisë treguan 10,170 persona që mbërritën midis janarit dhe 25 majit të këtij viti, krahasuar me 7,395 persona që ishte numri përkatës në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sunak, i cili të mërkurën shpalli datën e zgjedhjeve të përgjithshme, tha më pas se azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani ilegalisht nuk do të depërtohen në Ruandë para zgjedhjeve, duke vënë në pikëpyetje një nga politikat kryesore të Partisë së tij Konservatore.
Plani është vonuar nga pengesa ligjore për më shumë se dy vite dhe Partia Laburiste e opozitës, e cila kryeson me 20 pikë përqindje në sondazhet e opinionit dhe shihet si përfundimi i 14 viteve të sundimi konservator, është zotuar të anulojë këtë plan nëse zgjidhet.
Sekretari i Punës në hije i laburistëve, Stephen Kinnock, tha se qeveria Sunak nuk kishte bërë mjaftueshëm për të trajtuar këtë çështje.
‘Për shkak se të gjitha përpjekjet e qeverisë tani janë përqëndruar në depërtimin e disa qindra njerëzve në Ruanda, kontakti me mijëra të tjerë që kalojnë Kanalin çdo ditë është humbur’, tha Kinnock në një deklaratë.
Laburistët e kanë të qartë se nëse zgjidhen do të krijojnë një administratë të Sigurisë Kufitare që bashkon policinë, inteligjencën dhe prokurorët për të punuar me agjencitë ndërkombëtare për të ndaluar trafikimin e njerëzve.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
12.5%
-
Aspak
75%
Vota total: 8
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ ‘Predhë’ nga distanca, Rocco Vata shënon supergol në Angli
10 Janar, 10:36
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43