Muajt e nxehta të verës janë shoqëruar edhe me një tendencë në rritje të konsumuesve të pijeve alkoolike. Për mjekët toksikologë në QSUT, shqetësuese është ulja e moshës së përdoruesve të alkoolit, pasi në urgjencë po paraqiten në gjendje kome edhe të mitur.
“Në eksperiencën tonë kemi pasur raste të adoleshentëve në moshën e gjimnazit nga mosha 14-15 dhe 16 vjeçar që janë paraqitur pranë urgjencës si pasojë e intoksikacioneve alkoolike”, thotë për Report Tv, Irena Marko, mjeke toksikologe në QSU.
Ajo thotë se më të rrezikuar nga konsumi i tepërt i alkoolit janë adoleshentët, gratë dhe personat me sëmundje kronike.
“Personat që kalojnë dozën e lejuar të alkoolit kërkojnë ndihmë shëndetësore. Janë më të rrezikuar moshat e reja sidomos adoleshentët, femrat për arsye të peshës trupore që kanë, ka dhe konsumues të moshave të mëdha që kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese që edhe ata kërkojnë ndihmë shëndetësore”.
Pasojat e konsumimit të pijeve alkolike janë të rënda, deri në gjendje kome.
“Rastet e urgjencës fillojnë nga problemet më të thjeshta, që mund të jenë një gjendje diskonforti, mund të kenë emezis masiv, kalojnë me alternimeve të vetëdijes, dhe gjendja më e rëndë në kalimin e komatozës”, shprehet doktoresha Marko.
Ndër të tjera, konsumimi i alkoolit në periudha kohore afatgjata shkakton probleme në mëlçi e tru si dhe shkakton disa lloje tumoresh, ndaj mjekët bëjnë thirrje që të shmanget.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.6%
-
Të gabuar
83.6%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2295
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
A e mjekoi Berishën mjeku psikiatër Ulvi Vehbiu? Ish-punonjësi: Sa herë kishin probleme me të i thoshin, profesor merru me Salën
12 Dhjetor, 11:41
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor, 21:04
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor, 15:30
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor, 10:11
-
Tiranë/Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari
11 Nëntor, 13:54
-
QSUNT binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, Koçiu: Gur themeli për përmirësimin e shërbimit onkologjik
4 Nëntor, 12:16
-
Godina e Kardiokirurgjisë në QSUT në rikonstruksion, Koçiu: Do pajiset me teknologjinë më të fundit
4 Nëntor, 10:20
-
Tronditet Greqia, 3-vjeçari humb jetën pasi plagoset me plumb në kokë
1 Nëntor, 17:07
-
Vihet në funksion Brakiterapia në Onkologjik, nis trajtimi për pacientët
30 Tetor, 09:49
-
Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës
24 Tetor, 13:21