Me sytë nga Madridi, Atletico sfidon Realin në derbi

Me sytë nga Madridi, Atletico sfidon Realin në derbi

Sonte luhet derbi i Madridid në “Wanda Metropolitano”. Atletico Madrid e vendit të dytë në La Liga sfidon Realin kryesues në një ndeshje që premton spektakël.  Një pikë i ndan në klasifikim dy ekipet që kanë një vlerë 2000 milion euro  dhe ka disa sfida brenda. Joao Felix-Hazard, Diego Costa- Sergio Ramos dhe në pankinë Simeone-Zidane. Në kampin e Atleticos në fushë do zbresin më të mirët por do të mungojë Morata i skualifikuar. Oblak, Trippier, Savic, Gimenez dhe Lodi në mbrojtje. Tomas, Llorente, Saul dhe Koke në mesfushë dhe Diego Costa e talenti Joao Felix në sulm. Tekniku Simeone në konferencë ka deklaruar : “Këto janë ndeshje të mbyllura që vendosen nga detajet. Real është përmirësuar shumë në dy ndeshjet e fundit”.

Real humbi 7-3 derbin e verës dhe Los Blancos as nuk duan të dëgjojnë për këtë rezultat. Ekipi është në gjendje shumë të mirë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e fundit dhe në fushë do rikthehen titullarët e lënë puhsim të mërkurën. Courtois në portë, Carvajal, Varane , Ramos dhe Nacho në mbrojtje. Casemiro dhe Kroos në mesfushë dhe në mbështetje të Benzema do jenë , James, Hazard e Bale.Për teknikun Zinedine Zidane ndaj rivalëve të qytetit është ndeshja e radhës dhe skuadra e tij e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Duke nisur nga ora 21:00 spektakli është i garantuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale