Vlorë/ Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi në mjetin e tij, 40-vjeçari i arrestuar në 2011-n për vrasje! Pistë hetimi konfliktet që mund të ketë në Spanjë, nga ishte kthyer para një muaji

Breshëri kallashnikovi një 40-vjeçari në Vlorë. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë është qëlluar teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMË Bledar Birçaj. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit nga plumbat e marrë. 

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba. Biçaj ishte i shoqëruar në makinë edhe nga një person tjetër, i cili është marrë në pyetje nga policia. Bledar Birçaj ishte i shoqëruar në makinë nga një person tjetër, i cili kur ka ndodhur atentati është larguar me vrap. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë. Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë. 

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

1620653258_bledarbircaj.jpg

Bledar Bircaj

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
FOTO/ U ekzekutua me breshëri kallashnikovi sot në Vlorë, ky është 40-vjeçari  Bledar Birçaj

1620653258_bledarbircaj.jpg

Viktima Bledar Birçaj

Personi që shihni në foton më lart është Bledar Birçaj, 40-vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e sotme në Vlorë, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMW.

Atentati ndodhi në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’, ndërsa humbi jetën në spitalin e Vlorës. Burimet bëjnë me dije se kanë qenë disa personat që kanë qëlluar, por nuk ka ende persona të dyshuar të si të përfshirë në këtë ngjarje. Policia raporton se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

 

Ora 14:37
Ekzekutimi në Vlorë/ Birçaj para një muaji ishte kthyer nga Spanja, pistë hetimi, konfliktet që mund të ketë pasur atje

1620650297_birccaj.jpg

40-vjeçari i ekzekutuar  në Vlorë Bledar Birçaj, sipas burimeve të Report Tv kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Nuk dihet me se merrej 40-vjeçari andej, por një nga pistat e hetimit janë edhe konfliktet e Birçajt që mund të ketë pasur në Spanjë.

Ora 14:29
Bledar Birçaj ishte i shoqëruar nga një person tjetër në makinë kur ndodhi atentati, policia e merr në pyetje

Bledar Birçaj i cili u ekzekutua ditën e sotme me breshëri kallashnikovi, ishte i shoqëruar në makinë nga një person tjetër.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se personi që ishte në makinë me Birçajn në momentin kur ka ndodhur atentatit është larguar me vrap. 

Ora 14:14
Shenjat e plumbave në BMW me të cilën po udhëtonte 40-vjeçari gjatë ekzekutimit (VIDEO)

Makina tip BMW ku udhëtonte Bledar Birçaj gjatë ekzekutimit të tij në Vlorë, po largohet nga vendi i ngjarjes. Në makinë duken qartë shenjat e plumbave që janë shtënë nga 40-vjeçarit ndaj të cilit është qëlluar 10 herë.

Ora 14:11
U qëllua mbi 10 herë në drejtim të tij, momenti ku trupi i Bledar Birçajt dërgohet në morg (VIDEO)

Ky është momenti kur trupi i viktimës Bledar Birçaj është duke u dërguar në morg, pasi ka ndërruar jetë nga breshëria e plumbave më të cilat u qëllua mesditën e sotme. Sipas policisë Birçaj mbeti i plagosur pas të shtënave dhe më pas u transportua në spitalin e Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë.

Ora 13:57
U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, 40-vjeçari pronar lokalit 'The Boss' në Vlorë

Bledar Birçaj, 40-vjeçari i cili u ekzekutua mesditën e sotme nga një breshëri kallashnikovi në Vlorë, ishte pronar i bar-kafe ‘Boss’ në këtë qytet.

Në ekstraktin e QKB rezulton se Bledar Birçaj ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.

Lokali 'Boss' në Vlorë

Ora 13:51
U vra sot me 7 plumba kallashnikovi, Birçaj dhunoi rëndë bashkë me vëllanë e tij punonjësin e Hipotekës mbi 10 vite më parë

1620647640_vlore.jpg

40-vjeçari i cili u ekzekutua sot në Vlorë me breshëri kallashnikovi në Vlorë ka qenë më parë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Së bashku me vëllain e tij Eltonin, Bledar Birçaj, atë kohë 27 vjeç, kanë masakruar me grushte juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Ata e kanë dhunuar punonjësin e hipotekës për shkak të detyrës. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Ora 13:40
U ekzekutua në Vlorë, 40-vjeçari u arrestua në 2011 i dyshuar për vrasje

1620646821_vrasjevlore2.jpg

Pamja nga vendi i ngjarjes

Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua  në Vlorë si i dyshuar për vrasjen e Artur Tahirajt. Birçaj në atë kohë iu vendos masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin  të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos  pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj  duke u lënë i lirë. Madje Bledar Birçaj për këtë çështje mori edhe dëmshpërblim. 

Ora 13:31
Vrasja në Vlorë, policia jep detajet zyrtare: U ekzekutua një 40-vjeçar

1620646469_Screenshot1.jpg

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen e para pak minutave në Vlorë.

"Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin. B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë   po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit"

Ora 13:23
U qëllua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij, ndërron jetë në spital i plagosuri

Personi i cili ka mbetur i plagosur sot në Vlorë nga të shtënat më armë ka ndërruar jetë në spital.

Ora 13:18
Të shtënat në Vlorë, Report Tv siguron pamje nga vendngjarja! Qëllohet drejt një BMW-je

Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarja në Vlroë, ku pas të shtënave me armë zjarri raportohet se ka të plagosur. Makina në pamje e tipit BMË është automjeti në drejtim të të cilit është qëlluar. 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armando arixhiu: 11/05/2021 01:26

    Danieli djal dukati djal fisnik she trim killer dukati

    Përgjigju
  • Per pjoten: 10/05/2021 22:28

    Me grupin e cameve apo me fshataret ishte ky?

    Përgjigju
  • Kauri: 10/05/2021 21:09

    Gjynah u shuan djemt e rinj.Ky kishte dhe super lokal ne lungomare ""THE BOSS".s,ariti ta gezonte sa keq

    Përgjigju
  • Armando arixhiu: 10/05/2021 21:06

    Ngushellmie familjses po ky kish lek sblinte nje blind me blind cdo i benin

    Përgjigju
  • O como: 10/05/2021 19:14

    Pse nuk e njeh . Nga sheshi flamurin osht te shtepija me rrush. Apo nuk I njihi fataret e vlores ju . Tani ti I do te jen te gjith nga qyteti pi në nga fshati .

    Përgjigju
  • cami: 10/05/2021 16:08

    na ish ky mooo

    Përgjigju
    • vjeshta: 10/05/2021 22:38

      Labuc ishte o Çami.Rracë e trashë! Këta dijnë vëtëm të kullosin dhitë dhe të thurin këngëpër shokun Enver.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite