Edhe pse bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës kanë pasur luhatje të herëpashershme, taksa 100% që Prishtina zyrtare ka vendosur për çdo lloj produkti serb të importuar, e ka tensionuar së tepërmi klimen diplomatike mes dy vendeve. Diskutimi i kësaj çështjeje edhe në mbledhjen e fundit të OKB-së, ka entuziasmuar së tepërmi, ministrin e Jashtëm Serb, Ivica Daçiç. Një gjë e tillë, tha ai në një intervistë për televizionin shtetëror serb, do të ndodhë edhe në dy vitet e ardhshme.
Kosova do të jetë temë diskutimi në OKB, për dy vitet e ardhshme. Në diskutimet që u bënë në mbledhjen e fundit, të gjithë ishin njëzëri kundër taksës dhe formimit të Ushtrisë. Për Vlora Çitakun ishte surprizë e madhe, por ajo i dëgjoi mirë përfaqësuesit e SHBA-ve, të cilët kërkuan heqjen e menjëhershme të taksës.
I prerë në qëndrimin e tij, Ivica Daçiç bëri një deklaratë të fortë kur tha se Serbia nuk e vazhdon dialogun pa heqjen e taksës. Presionet janë duke vazhduar dhe do të rriten, sepse Kosova nuk ka më çfarë të bëjë dhe nuk do të ketë rrugë tjetër. Serbia nuk do ta vazhdojë bisedimet pa pezullimin përfundimtar të taksës. Kjo është logjikë, nuk është kusht. Pavarësisht këtyre deklaratave, Prishtina zyrtare është shprehur e vendosur për mos heqjen e taksës deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, si shtet sovran dhe i pavarur.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1629
Lajme të tjera
-
Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
28 Mars, 15:19
-
Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme
28 Mars, 10:24
-
Ivica Daçiç dhe Sergei Lavrov u takuan në Moskë, reagon DASH: Të mos i ofrohet Putinit platformë për të nxitur agresion
21 Mars, 19:25
-
Daçiç takohet sot me Lavrovin në Moskë, do të shohin dhe ndeshjen Rusi-Serbi
21 Mars, 08:06
-
Daçiç: BE-ja po e rrit presionin ndaj Serbisë duke e përfshirë Marrëveshjen e Ohrit në bisedimet për anëtarësim
9 Shkurt, 16:56
-
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Daçiç: Kam kërkuar që seanca për Kosovën të jetë e hapur, të dëgjohet fjalimi i Vuçiç
7 Shkurt, 11:35
-
Daçiç flet për 'situatën dramatike' në Kosovë: Kurti mund ta ndezë gjithë rajonin
5 Shkurt, 15:40
-
Hoqën tabelën me foton e Vuçiç në Zveçan, reagon Daçiç: Kurti ka një milion ide për të theksuar diçka që nuk e ka
25 Janar, 14:26
-
Daçiç kritikon Cameron për deklaratën e tij rreth Kosovës
4 Janar, 15:47
-
Organizoi sulmin në Banjskë ku u vra polici shqiptar, Daçiç: Ekstradimi i Radoiçiç në Kosovë nuk është i mundur
13 Dhjetor 2023, 20:26
-
Daçiç në fushatë elektorale: I besoj Vuçiç, s’ka njohje të Kosovës e as pranim në OKB
13 Dhjetor 2023, 13:21
-
Vuçiç: Marrëdhëniet me SPS-in e Daçiçit, të ndërlikuara! S’mund të llogarisësh në besnikërinë e askujt
27 Nëntor 2023, 08:42
tani kush k.je ti e ke humbur kryet tane more selak se kosova kurr ska qen e shkive..
Përgjigjukur nuk e njef si shtet.pse kerkon te besh tregeti.apo po humb shume miliona euro.
Përgjigju