Vuçiç: Marrëdhëniet me SPS-in e Daçiçit, të ndërlikuara! S’mund të llogarisësh në besnikërinë e askujt

Vuçiç: Marrëdhëniet me SPS-in e Daçiçit, të ndërlikuara! S’mund të llogarisësh në besnikërinë e askujt

Ivica Daçiç dhe Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i ka vlerësuar të ndërlikuara marrëdhëniet me Partinë Socialiste të Serbisë, e cila udhëhiqet nga Ivica Daçiç. Ai i ftuar në Tv Pink tha se ekziston rreziku i formimit të qeverisë teknike dhe se “të gjithë bashkë me SPS-në kanë tre, katër për qind më pak vota se SNS”.

Në përgjigje të konstatimit të gazetarit se deklarata e tij tregon se nuk mund të llogaritësh në besnikërinë e askujt, gjë që vlen edhe për SPS-në, Vuçiç tha se i respekton jashtëzakonisht njerëzit që votojnë për SPS-në dhe se ka një bashkëpunim korrekt me Ivica Daçiçin, por se ai është “njeri realist dhe serioz” dhe se “e di se si shkon”, raporton Danas.

I pyetur nëse “Ivica Daçiç për kryeministër” (kështu quhet lista me të cilën SPS shkon në zgjedhje) është ofertë apo një lloj paralajmërimi, Vuçiç tha se nuk e ka menduar as njërën dhe as tjetrën.

Ai shtoi se SPS-në për partner koalicioni nuk e zgjodhi për shkak të krijimit të shumicës, por sepse beson se është e mirë për stabilitetin e vendit dhe theksoi se në të ardhmen do të kërkojë nga presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviç dhe udhëheqja e partisë, të zgjerojë frontin me njerëzit me të cilët duhet të punojmë dhe të bashkëpunojmë.

Zgjedhjet parlamentare, rajonale dhe në disa komuna, pritet të zhvillohen më 17 dhjetor.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë