Daçiç flet për 'situatën dramatike' në Kosovë: Kurti mund ta ndezë gjithë rajonin

Daçiç flet për 'situatën dramatike' në Kosovë: Kurti mund ta ndezë gjithë rajonin

Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se situata në Kosovë është dramatike, duke e akuzuar si përherë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “munda ta ndezë gjithë rajonin”.

“Situata në Kosovë është shumë dramatike dhe tregon se kemi pasur të drejtë gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi thënë se Kurti është faktori kryesor i destabilitetit, se është një fuçi baruti që mund ta ndezë gjithë rajonin”, tha Daçiç për Kosovo Online.

Ai u ankua se ndërkombëtarët s’po i reagojnë aq sa duhet Kurtit. Daçiq kujtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do të kërkojë mbajtjen e një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Serbia e udhëhequr nga presidenti do të bëjë të gjitha përpjekjet diplomatike për ta qetësuar situatën në Kosovë dhe për ta vazhduar dialogun. Ne jemi të përkushtuar për paqe dhe dialog, por sigurisht që nuk do të lejojmë shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të popullit serb në Kosovë”, tha Daçiç.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër