‘Më thirri në rrugë, unë e vrava’, Alfred Pllumbaj pranon vrasjen e fqinjit, Gjykata e Shkodrës e lë në burg

‘Më thirri në rrugë, unë e vrava’, Alfred Pllumbaj pranon vrasjen e fqinjit, Gjykata e Shkodrës e lë në burg

Viktima Prendush Fusha

Shkodër- Është dhënë masa e arrestit me burg ditën e sotme për vrasësin e Prendush Fushës. Autori Alfred Pllumbaj vrau me thikë Prendush Fushën natën e 27 gushtit, pas një konfikti në gjaknxehtësi e sipër. Gjatë paraqitjes sot në gjykatë, autori i ngjarjes Alfred Pllumbaj ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe ka deklaruar se ndihet thellësisht i penduar e nëse do kthehej pas, nuk do ta bënte.

Përveç të tjerash ai theksoi se viktima më thirri në rrugë dhe se e kishte qëlluar në momente gjaknxhehtësie. 

Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me grabitjen e banesës së Prendush Fushës, i cili bëri denoncim dhe policia shoqëroi 4 persona, midis tyre edhe autorin. Pas daljes nga komisariati, viktima e kishte thirrur në rrugë Pllumbajn dhe më pas autori e kishte qëlluar me thikë në zemër.

Debatet mes këtyre dy familjeve kanë qenë të shpeshta. Por Pllumbaj midis të tjerash ka deklaruar sot se midis dy familjeve kishte një fqinjësi të mirë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja