Sherri mes fqinjëve për vjedhje lekësh, vritet me thikë 55-vjeçari në Shkodër (Foto+Video)

SHKODER-Një vrasje mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur, "Ura e Thive". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vrarë me thikë Prendush Fusha, 55 vjeç. 

Report Tv mëson se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Alfred Pëllumbi, rreth 30 vjeç. Report Tv ka mësuar se Fusha me autorin kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital pas plagëve të shumta që ka marrë.

Pamje nga vendngjarja

Fusha u vra me thikë në afërsi të stacionit të trenit. Dy shtetasit kishin prej kohësh konflikte pronësie me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e sotme sherri ka kulmuar pas denoncimit të viktimës në polici për vjedhje. Policia e ka shoqëruar dje autorin e dyshuar në komisariat por më pas e ka lënë të lirë. Fillimisht kanë debatuar, më pas autori ka marrë thikën dhe e ka qëlluar. Në polici ndodhen familjarët e autorit dhe viktimës që po pyeten për arsyet e konfliktit. Gjithashtu mësohet se Fusha, është pronari i një dyqani që rregullon biçikleta në Shkodër.

 

Njoftimi i policisë:
 

Informacion Paraprak

Me date 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç. 

Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:15
Zbulohet konflikti, viktima e akuzoi autorin se i vodhi para, policia e ndaloi dje dhe e liroi

Të tjera detaje janë zbuluar për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku u vra me thikë pranë banesës 55-vjeçari, Prendush Fusha. “Shqiptarja.com”, ka mësuar se viktima ka patur një konflikt me autorin që ka nisur fillimisht për motive pronësie, por pak ditë më parë, viktima ka akuzuar Alfred Pëllumbin se i ka vjedhur para.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme autorin e dyshuar të vrasjes  bashkë me një person të tretë, pasi ishin denoncuar nga Fusha si autorët e grabitjes së një shume parash në banesën e tij. Policia e ka shoqëruar por më pas e ka lënë të lirë. Pasditen e sotme, ai shkoi tek banesa e Fushës dhe e vrau me thikë.

Ora 20:34
Kush është Prendush Fusha? 55-vjeçarit iu vu eksploziv në 2013-ën, aktivist i PS-së (Foto)

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku pas një konflikti me fqinjin mbeti i vrarë me thikë, 55-vjeçari, Prendush Fusha në lagjen “Ura e Thive” në Shkodër.

Në vitin 2013, në banesën e Fushës në Shkodër u vendos një sasi eksplozivi por fatmirësisht pa dëme në njerëz. “Shqiptarja.com” ka mësuar se në kohën kur ndodhi sulmi u dyshua për një prapavijë politike pasi Fusha njihej si mbështetës i të majtës në qytetin verior.

Viktima deklaroi në vitin 2013 se nuk ka patur konflikte me njeri, por vetëm konflikte politike. Ngjarja ngeli e pazbardhur duke u regjistruar vetëm si një çështje në prokurorinë e Shkodrës.

Ngjarja në afërsi të banesës së Fushës, ndodhi vetëm tri ditë pas vendosjes së eksplozivit në banesën e kryetarit të komunës Postribë, Faz Shabaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 28/08/2018 07:01

    Drejtesia shqiptare qe sjell vrasjet ne popull!Duke ditur qe kjo drejtesi nuk zgjidh probleme atehere behet vetegjygjesia!

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/08/2018 22:06

    Po ç bëhet kështu mor aman, po nuk ka ditë ore që mos ket kshu bajgërirash....pu pu pu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë