Dua Lipa ka qënë protaganistja e mediave botërore rozë ku ka treguar shumë gjëra të pathëna nga jeta e saj.
Padyshim që gjatë intervistës nuk u shmang diskutimi mbi nacionalitetin e këngëtares dhe jetën e saj si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar.
Këngëtarja tha se e kaluara ka meritat e asaj që është sot, si dhe theksoi se situata e Kosovës nuk mund të mohoet. Duke qënë dëshimtare e luftrave të përgjakshme në Kosovë, Dua e ka të pamundur të heshtë ndaj pretendimet e ndryshme të ndërkombëtarëve. Dua e ka vijuar deklaratën e saj duke pohuar me siguri se mbrojtja e çështjes së Kosovës ndaj këtyre paragjykimeve apo konstatimeve do të jetë diçka që do e bëjë gjithmonë.
‘Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime,’ shtoi ajo.
‘Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë.’, ka deklaruar këngëtarja.