Me tre tufa me euro në çantë tentojnë të largohen nga Kapshtica, sekuestrohen 29 mijë euro

Me tre tufa me euro në çantë tentojnë të largohen nga Kapshtica, sekuestrohen 29  mijë euro

Eurot e sekuestruara në Kapshticë

Korçe- Plot 29 mijë euro të padeklaruara do të largoheshin nga Shqipëria nga Kapshtica. Për këtë ishte bërë një plan.Paratë u ndanë mes tre personave që ishin  në makinë.  

Policia ndaloi makinën Wagen Turan" me të cilin po udhëtonin në drejtim të Greqisë tre korçarët.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi E. I., dhe e kishte ndarë me 2 shtetasit e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi” informoi sot policia.


Ndaj tre shtetasve E. I., 41 vjeç, M. I., 23 vjeç dhe L. I., 20 vjeç, banues në Korçë ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë për "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori