Nga jugperëndimi i Kinës në Europën Qëndrore për vetëm dy javë në rrugë tokësore. Kjo është hekurudha e re 8000 kilometra e gjatë që do të lejojë trenat e mallrave të udhëtojnë nga Kina drejt Holandës.
 
Deri më tani për të udhëtuar në rrugë detare nga Chengdu në Roterdam janë dashur 40 ditë ndërkohë që kjo rrugë e re do të përgjysmojë kohën.
 
Ideja që ka karakterizuar politikën e jashtme të Xi Jinping pasi ori postin 4 vite më parë ishte tu jepte përparësi rrugëve të vjetra tregtare. Kjo do të ndihmonte për ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve jo vetëm ekonomike, por edhe politike e kulturore.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com