Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se SHBA nën drejtimin e Donald Trump nuk po zbaton rregullat ndërkombëtare dhe po largohet gradualisht nga disa prej aleatëve të tyre.
Në fjalimin e tij vjetor para ambasadorëve francezë në botë, Trump paralajmëroi në politikën gjithnjë e më të vendosur të SHBA-së.
“Institucionet shumëpalëshe po funksionojnë gjithnjë e më pak në mënyrë efektive. Ne jetojmë në një botë fuqish të mëdha me një tundim të vërtetë për ta ndarë botën.", theksoi ai.
Ditë më parë, Macron ka reaguar për operacionin ushtarak të SHBA në Venezuelë, ku u arrestua presidenti Nicolas Maduro.
Sipas Macron, largimi i Madauros ishte një lajm i mirë për venezuelianët, pasi ai ishte diktator, por nuk e mbështeti metodën e përdorur nga SHBA.
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro u paraqit më 5 janar në gjykatë në New York.
Maduro përballet me akuzat për drogë dhe armë, një çështje që qeveria e ka ndjekur në gjykatë prej 15 vitesh dhe presidenti është konsideruar i pandehur prej 6 vitesh.
Ai u kap më 3 janar në rezidencën e tij në Karakas, nga forcat amerikane.
Komente






Qeveria federale ne USA eshte sot rrezik boteror.
Përgjigju