BERAT- Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së në Beratit, pasi ishte shpallur kërkim për llogari të shtetit italian.
Report Tv mëson se në pranga ka rënë Hari Bello (Basko), alias Hari Bello, 52 vjeç, i cili ishte në kërkim nga Italia si pjesë e një organizate kriminale.
Ai rezulton i dënuar në shtetin fqinj me rreth 10 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë, do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.
"Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në bashkëpunim me ato të DVP Berat, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 2”.
Gjatë operacionit, në Berat, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Hari Basko alias Hari Bello, 52 vjeç. Gjykata e Venecias e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet, 3 muaj dhe 27 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë", njofton policia.