'Me vdekjen mbi kokë', 14 familje në Tropojë hidhen në rrugë, godinave të amortizuara u del pronari

'Me vdekjen mbi kokë', 14 familje në Tropojë hidhen në rrugë, godinave të amortizuara u del pronari

TROPOJË- 14 familje janë në rrezik, pasi dy godinat ku ata jetojnë në qytetin e Tropojës janë krejtësisht të amortizuara dhe drejt shembjesh.

Siç shihet në foto që Shqiptarja.com disponon, dy godinat e ndërtuara para viteve '50 dhe që kanë qenë në pronësi të shtetit janë krejtësisht të shkatërruara dhe jetesa në to është e rrezikshme. Sikur kjo të mos mjaftonte, pronësia e tyre i ka kaluar privatit dhe pronari u ka bërë thirrje që të lënë banesat e tyre.

Të gjendur përpara një rruge pa zgjidhje, nga njëra anë pronari që u kërkon të largohen nga e vetmja godinë ku mund të fusin kokën në këto ditë të ftohta dimri, nga ana tjetër jetojnë me frikën se çatia do t'i zërë brenda, banorët i janë drejtuar kreut të Bashkisë, Rexhë Byberi. Në këtë takim ka qenë edhe pronari i ri i këtyre dy godina. Mësohet se Byberi u ka siguruar familjeve që nuk do të lejojë largimin e tyre gjatë dimrit teksa i ka sqaruar se privatizimi i dy godinave nuk është bërë nga ai, por nga paraardhësi.

Megjithatë, mbetet pikëpyetje se çdo të bëhet me këto 14 familje që po përjetojnë një dramë të dyfishtë, "me vdekjen në kokë", por edhe hidhen në rrugë nga pronari i dy godinave ku jetonin prej vitesh.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike